Zbulohet arsyeja pse Lionel Messi nuk ishte i pranishëm për të marrë dekoratën nga Joe Biden

Zbulohet arsyeja pse Lionel Messi nuk ishte i pranishëm për të marrë dekoratën nga Joe Biden

Leo Messi ishte një nga të nderuarit me “Medaljen e Lirisë”, dekorata më e lartë që qeveria e Shteteve të Bashkuara jep për individë me “kontribute shembullore në prosperitetin, vlerat ose sigurinë” e këtij vendi, “paqen botërore ose përpjekje të tjera sociale, publike ose private të rëndësishme”.Megjithatë, ai nuk ishte i pranishëm për ta marrë […]

Sipas medieve lokale, arsyeja ishte “problemet e agjendës”, të cilat e bënë të pamundur që Leo Messi, i cili nuk ndodhet në Shtetet e Bashkuara, të ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë.Në fakt, nga Argjentina theksojnë se ‘ylli’ i futbollit e njoftoi me kohë mungesën e tij dhe u ofrua ta merrte dekoratën kur të rikthehej në vendin ku luan si pjesë e ekipit të Inter Miami.

Leo Messi e mësoi se do të nderohej me këtë “Medalje të Lirisë” në fund të dhjetorit, kur kishte marrë tashmë disa angazhime në Argjentinë, duke e bërë të pamundur praninë e tij në Shtetet e Bashkuara këtë të shtunë për ta marrë medaljen nga Joe Biden.Pasi e mori vesh, ai dërgoi një mesazh falënderimi për presidentin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Inter Miami, në emër të tij, dërgoi një letër duke e cilësuar si një “nder të thellë” dhe një “privilegj të madh” marrjen e kësaj dekorate.

Në listën e personaliteteve të tjera të shquara që morën “Medaljen e Lirisë” gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë këtë të shtunë ishin kuzhinieri spanjoll José Andrés, ish-basketbollisti ‘Magic’ Johnson, aktorët Michael J. Fox dhe Denzel Washington, këngëtari irlandez Bono (U2), ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe stilisti Ralph Lauren, etj.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova