Ronaldo po mendon të largohet nga Arabia Saudite, Al-Nassr ka një armë sekrete për ta mbajtur atë

Cristiano Ronaldo ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Al-Nassr dhe mund të negociojë me klube të tjera nëse dëshiron të largohet nga Arabia Saudite në fund të sezonit. Sipas gazetës Marca, Ronaldo ka një ofertë për të ndryshuar kontinentin, por edhe Al-Nassr ka një armë sekrete me të cilën dëshiron ta mbajë […]

Sipas gazetës Marca, Ronaldo ka një ofertë për të ndryshuar kontinentin, por edhe Al-Nassr ka një armë sekrete me të cilën dëshiron ta mbajë atë.

Ronaldo është objektivi i disa klubeve nga MLS dhe në faqen e njohur Transfermarkt po ashtu thuhet se ka shumë mundësi që Ronaldo të kthehet në Sporting Lisbonën e tij të lindjes dhe të përfundojë karrierën e tij mjeshtërore në Portugali.

Ata janë të vetëdijshëm për këtë në Al-Nassr dhe po përpiqen të bëjnë gjithçka në mënyrë që Ronaldo të pranojë të negociojë një kontratë të re.“Asi në mëngë” i tyre mund të jetë një transferim që është afër realizimit.

Përkatësisht, Al-Nassr dëshiron të sjellë ish-bashkëlojtarin e Ronaldos, Casemiro, me të cilin ndau momentet më të mira të karrierës së tij në fanellën e Real Madridit.

32-vjeçari brazilian e refuzoi ofertën e Al-Nassr gjysmë viti më parë, por pasi humbi pozicionin e tij titullar në Manchester United, tani ka ndryshuar mendje dhe është gati të dëgjojë ofertën e sauditëve të pasur. /Telegrafi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova