Përplaset autobusi FlixBus me pesë makina në Kroaci

Përplaset autobusi FlixBus me pesë makina në Kroaci

Në autostradën A1, në kryqëzimin e Gospiqit në drejtim të Dubrovnikut sot janë përplasur një autobus me pesë automjete. Autoritetet raportojnë se nuk persona të lënduar, dy vetura janë shkatërruar pothuajse tërësisht, si dhe pjesa e përparme e autobusit. “Këshillojmë drejtuesit e mjeteve që të përshtatin shpejtësinë dhe stilin e drejtimit sipas kushteve të rrugës […]

Në autostradën A1, në kryqëzimin e Gospiqit në drejtim të Dubrovnikut sot janë përplasur një autobus me pesë automjete.

Autoritetet raportojnë se nuk persona të lënduar, dy vetura janë shkatërruar pothuajse tërësisht, si dhe pjesa e përparme e autobusit.

“Këshillojmë drejtuesit e mjeteve që të përshtatin shpejtësinë dhe stilin e drejtimit sipas kushteve të rrugës dhe të mos niset pa pajisje dimërore. Mirëmbajtja dimërore e rrugëve është në zhvillim e sipër, kështu që vozitja është e ngadaltë në pjesë të caktuara dhe u bëjmë thirrje vozitësve të mos parakalojnë veturat, njofton autoklubi kroat HAK.

Trafiku është i ndaluar për autobusët dykatësh, automjete me karvanë, motoçikleta, mjete transporti dhe automjete me hapësirë ​​të mbuluar ngarkesash në autostradën e Adriatikut midis Novi Vinodolski dhe Sveta Maria Magdalena.

Pritje shumë orësh janë shënuar në pikat kufitare me Kroacinë nga BeH, veçanërisht në veri të vendit, prej nga pas festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, turistët dhe qytetarët kthehen në punë në vendet e BE-së në kushte bore.

Sipas Shoqatës Auto-Moto në BeH me seli në Mostar, në vendkalimet e Kladushës së Madhe, Haxhin Potok, Novi Grad, Gradina, Gradishka, Kostajnica, Brod, Kozarska Dubica dhe Orashje ka kolona të mëdha automjetesh. Në pikat e tjera kufitare, kohët e pritjes nuk i kalojnë tani 30 minutat.

Shumica e pasagjerëve janë shtetas të BeH-së që kthehen për të punuar jashtë vendit. Situata e trafikut ndërlikohet edhe më shumë nga kushtet e pafavorshme atmosferike. Në vendkalimin kufitar Izaçiq nga drejtimi i BeH-së në drejtim të Kroacisë, për shkak të kushteve dimërore është ndërprerë qarkullimi i automjeteve të mallrave.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin