Modric nuk di të plaket, mund ta vazhdojë kontratën me Realin

Modric nuk di të plaket, mund ta vazhdojë kontratën me Realin

Luka Modric nuk di të plaket. Legjenda kroate po luan si të ishte 20 vjeç dhe ky fakt është duke e impresionuar Real Madridin. Madje, trajneri Carlo Ancelotti dje deklaroi se Modric është një dhuratë, ndërsa u shpreh se ai dhe familja e “Los Blancos” janë me fat që mund t’i shijojnë paraqitjet e tij […]

Legjenda kroate po luan si të ishte 20 vjeç dhe ky fakt është duke e impresionuar Real Madridin.

Madje, trajneri Carlo Ancelotti dje deklaroi se Modric është një dhuratë, ndërsa u shpreh se ai dhe familja e “Los Blancos” janë me fat që mund t’i shijojnë paraqitjet e tij dhe karrierën e tij në përgjithësi.

Ish-futbollisti i Tottenhamit është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me “Mbretërit”.

Mirëpo, mediumi spanjoll “Marca” raporton se palët mund të mos ndahen në fund të këtij sezoni, përcjell “Express”.

Kjo pasi, shton mediumi në fjalë, përfaqësuesi kroat po e konsideron seriozisht mundësinë e nënshkrimit të kontratës së re njëvjeçare me Realin, e cila do të zgjaste deri në qershor të vitit 2026.

Modric ka fituar gjithçka të mundshme me kampionin aktual spanjoll, evropian dhe botëror, ndërsa është i uritur për trofe të tjerë dhe të ketë sa më shumë minuta në këmbët e tij.

Përkundër moshës së shtyrë ai mbetet lojtar i rëndësishëm i ekipit të Ancelottit.

Përkundër faktit se kishte oferta nga Arabia Saudite dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “gjeniu” vendosi të vazhdojë të luajë në nivele të larta duke qëndruar në Madrid, ku po luan me sukses për më shumë se një dekadë.

Pa dyshim, fituesi i Topit të Artë është njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë në dekadën e fundit, por edhe prej më të mirëve në histori të futbollit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova