Zgjedhjet e 9 shkurtit, DnV ka një thirrje për KQZ-në

Zgjedhjet e 9 shkurtit, DnV ka një thirrje për KQZ-në

Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të monitorojë në mënyrë aktive të gjitha fazat e procesit zgjedhor. Kjo, pasi që presidentja e vendit Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin e vitit të ardhshëm si datë për zgjedhjet parlamentare. “Vëzhgimi ynë […]

Kjo, pasi që presidentja e vendit Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin e vitit të ardhshëm si datë për zgjedhjet parlamentare.

“Vëzhgimi ynë gjithëpërfshirës do të mbulojë Ditën e Zgjedhjeve – përmes vëzhguesve në terren sipas metodologjisë PVT; tërë procesin e numërimit, trajtimin e ankesave zgjedhore, si dhe periudhën e fushatës. Kjo përfshin vëzhgimin e mbarëvajtjes së fushatës zgjedhore, monitorimin e financimit politik, identifikimin lajmeve të rreme dhe gjuhës nxitëse gjatë fushatës dhe monitorimin e mediave për të matur hapësirën që ato ofrojnë për subjektet politike, përfshirë kandidatet gra gjatë fushatës”, thuhet në komunikatën e “Demokracisë për Veprim”.

“Demokracia në Veprim”, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të fillojë me fushata intensive për informimin dhe edukimin e votuesve.

Thirrje kanë edhe për partitë politike.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre ndryshimeve, ne i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të fillojë me fushata intensive për informimin dhe edukimin e votuesve. Për më tepër, ne u bëjmë thirrje edhe partive politike dhe kandidatëve të tyre që të marrin një rol më proaktiv në informimin e votuesve lidhur me ndryshimet e fundit”, thuhet më tutje në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, mirëpret vendimin e fundit të Presidentes së vendit për të caktuar 9 shkurtin e vitit të ardhshëm, si datë për zgjedhjet parlamentare. Ky vendim shënon po ashtu një hap pozitiv drejt sigurimit të përmbushjes së mandatit të plotë kushtetues të Kuvendit, pas ndërprerjes së mandateve të të gjitha legjislaturave paraprake për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Si mision vëzhgimi, në funksion të promovimit të transparencës dhe rritjes së besimit të publikut ndaj procesit zgjedhor, “Demokracia në Veprim” do të monitorojë në mënyrë aktive të gjitha fazat e procesit zgjedhor. Vëzhgimi ynë gjithëpërfshirës do të mbulojë Ditën e Zgjedhjeve – përmes vëzhguesve në terren sipas metodologjisë PVT; tërë procesin e numërimit, trajtimin e ankesave zgjedhore, si dhe periudhën e fushatës. Kjo përfshin vëzhgimin e mbarëvajtjes së fushatës zgjedhore, monitorimin e financimit politik, identifikimin lajmeve të rreme dhe gjuhës nxitëse gjatë fushatës dhe monitorimin e mediave për të matur hapësirën që ato ofrojnë për subjektet politike, përfshirë kandidatet gra gjatë fushatës.

Ky proces zgjedhor pritet të sjellë risi të shumta, që burojnë nga ndryshimet e fundit në legjislacionin zgjedhor, përfshirë rritjen e votës preferenciale nga pesë në 10 kandidatë, numërimin e votave të kandidatëve në Qendrat Komunale të Numërimit, si dhe mundësi të reja për të votuar për ata që jetojnë jashtë vendit.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre ndryshimeve, ne i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të fillojë me fushata intensive për informimin dhe edukimin e votuesve. Për më tepër, ne u bëjmë thirrje edhe partive politike dhe kandidatëve të tyre që të marrin një rol më proaktiv në informimin e votuesve lidhur me ndryshimet e fundit.

“Demokracia në Veprim” mbetet e përkushtuar për të kontribuar për një proces zgjedhor transparent, të drejtë dhe gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë të punojë për të mbështetur dhe promovuar parimet demokratike gjatë tërë kësaj periudhe zgjedhore.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin