Te Rubin Kazani zbulojnë se Daku po luan me injeksione

Te Rubin Kazani zbulojnë se Daku po luan me injeksione

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, ishte vendimtar të hënën mbrëma. Sulmuesi kosovar shënoi golin e fitores për Rubin Kazanin ndaj Akronit. Golin e fitores 2:1 e realizoi në minutën e 90-të të ndeshjes që i takoi javës së pestë të elitës ë futbollit të Rusisë. Por, Daku po luan me injeksione, ka bërë të ditur […]

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, ishte vendimtar të hënën mbrëma. Sulmuesi kosovar shënoi golin e fitores për Rubin Kazanin ndaj Akronit. Golin e fitores 2:1 e realizoi në minutën e 90-të të ndeshjes që i takoi javës së pestë të elitës ë futbollit të Rusisë.

Por, Daku po luan me injeksione, ka bërë të ditur trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov. Ai ka zbuluar se Daku ka kaluar një pjesë të madhe të javës duke u stërvitur individualisht.

Rakhimov madje tha pas ndeshjes me Zenitin se Daku kishte “ënjtje të eshtrave” për shkak të lodhjes.
Rakhimov do të ishte i lumtur t’i jepte pushim sulmuesit kryesor të Rubinit, por nuk sheh një zëvendësim për të.

Por gjasat janë të vogla që Daku të pushojë. Ai pritet të grumbullohet me Shqipërinë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ai nuk do të paraqitet në ndeshjen ndaj Ukrainës më 7 shtator për shkak të suspendimit. Por, do të jetë gati për ndeshjen e 10 shtatorit ndaj Gjeorgjisë.

“Ne kemi një program të veçantë për të. Kemi një fizioterapist shumë të mirë nga Spanja që po e ndihmon. Por ju duhet të kuptoni se Mirlindi nuk punon me grupin dhe nuk bën ushtrimet që po praktikohen nga pjesa tjetër e lojtarëve. Ai luan me cilësitë e tij individuale. Ndonjëherë ai detyrohet të bëjë një punë të caktuar në fushë. Por ne e kuptojmë shumë mirë që ai po përgatitet për ndeshjen, merr një injeksion dhe luan”, tha trajneri për gjendjen në të cilën po kalon Daku, shkruan “business-gazeta.ru”.

Edhe mesfushori i Rubinit, Oleg Ivanov, vlerëson karakterin e Dakut.

“Ai ka një lloj, të themi, sëmundje të lehtë. Dhe ne jemi shumë të kënaqur që ai e kapërcen dhimbjen, me karakter, me injeksione, pilula dhe na ndihmon shumë”, ka thënë Ivanov.

Për Dakun është edicioni i dytë që paraqitet me fanellën e Rubin Kazanit. Ai në edicionin 2024/2025 u bë golashënuesi më i mirë i skuadrës me dhjetë gola e katër asistime. Këtë sezon ai ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me dy asistime.

Daku tashmë ka hyrë në historinë e Rubin Kazanit me golin dhe asistimin. Ai tashmë mban rekordin për gola dhe asistime me fanellën e Rubin Kazanit. Për ta thyer rekordin e Bibras Natchosin, Dakut iu deshën 33 ndeshje. Pra Daku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në kampionatin rus. Natchos në 48 ndeshje pati shënuar dhe asistuar 20 herë në vitin 2009.

Gjatë festës Daku hoqi bluzën duke treguar muskujt. Disa kanë krahasuar festën e Dakut me atë të Mario Balotellit në Kampionatin Evropian të vitit 2012. Daku u ndëshkua me karton të verdhë për festën pa fanellë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova