Kastrati: Droja e KFOR-it për hapjen e urës së Ibrit, është nga rreziku i një sulmi rus përmes Serbisë në veri

Kastrati: Droja e KFOR-it për hapjen e urës së Ibrit, është nga rreziku i një sulmi rus përmes Serbisë në veri

Kadri Kastrati, ish-komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka thënë se deklarimet e ndërkombëtarëve, respektivisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it rreth hapjes së urës së Ibrit, paraqesin drojën e një rreziku nga një sulm rus përmes Serbisë në veri të vendit. Ku sipas tij, do të sulmoheshin edhe ushtarët e […]

Kastrati e hodhi poshtë mundësinë e një konfrontimi ndërmjet forcave kosovare dhe KFOR-it, duke theksuar se një rezultat i tillë duhet të shmanget.

“Mendimi im personal ushtarak është; nuk ekziston ndonjë rrezik potencial që forcat kosovare në këtë rast Polica të jetë në konfrontim me KFOR-in, sepse nuk e besoj që mundet e mardh deri të ajo pikë. Nuk guxon të vijë deri te ajo pikë.

Normal që ura duhet të hapet… është çuar pluhur pak për së tepërmi, nuk është dashur që të ngrihet aq shumë pluhur rreth kësaj ure, të bëhet temë aq e madhe.

(Ndërkombëtarët) dëshirojnë të jenë të kujdesshëm të mos ndodh, ajo që ndodhi në sulmi ndaj KFOR-it, ku u lënduar ushtarët… mos po ndodh një protestë e dhunshme, mos po përdorën armë… E kanë një drojë se mos Rusia, mos po punon dhe ndërhyjë përmes Serbisë, që ngritë një konflikt dhe t’i sulmojë edhe pjesëtarët e KFOR-it“, ka thënë Kastrati në Radio Dukagjini.

Kastrati ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka marrë dhe analizuar në mënyrë të mjaftueshme raportet e inteligjencës nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) dhe FSK-ja në lidhje me rrezikshmërinë e hapjes së urës.

“Paraprakisht mendoj që Qeveria e Kosovë i ka marrë raportet e analizës nga inteligjenca, AKI-ja dhe FSK-ja. Mbi rrezikshmërinë, situatën se çka nëse hapet ura, a ka rrezik nga serbët lokalë në pjesën veriore, a ka planifikim, që mund të sulmojnë apo të përdorin për sulme të dhunshme, siç kanë ndodhur vitin e kaluar ndaj forcave të KFOR-it. Gjithashtu mendoj që Qeveria ka bërë analiza dhe vlerësime të prishjes se urave të komunikimit me partnerët strategjikë dhe dje e pamë që edhe kryeministër ka pasur takimi me komandantin e KFOR-it për çështjen e urës”, ka shtuar Kastrati.

Kastrati beson se me hapjen e urës, situata do të stabilizohet dhe ajo pjesë e Kosovës do të integrohet më mirë në institucionet e vendit.

“Po unë uroj dhe shpresoj që ngadalë të gjithë këto institucionet (paralele ilegale serbe) janë rimarrë, janë kthyer në kontrollin e institucioneve të Kosovës, është shtrirë sovraniteti, është shtrish ligji dhe kushtetutshmëri në atë pjesë, ka mbetë edhe ura dhe unë mendoj që me lirimin e saj çdo gjë do të shkoj në rregull, dhe ajo pjesë e Kovës të integrohet”, ka thënë ndër të tjera Kastrati.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik