Flet trajneri serb, tregon pse pranoj ofertën e Partizanit

Flet trajneri serb, tregon pse pranoj ofertën e Partizanit

Aleksandar Veselinovic është trajneri i ri i Partizanit, duke i zënë kështu vendin Orges Shehit, i cili u largua vetëm dy javë përpara startit të kampionatit. Në konferencën e tij të parë për shtyp si trajneri i “Demave” të kuq, ai tregon se cili ishte projekti që e bindi 54-vjeçarin që të zgjidhte pikërisht Partizanin. […]

Aleksandar Veselinovic është trajneri i ri i Partizanit, duke i zënë kështu vendin Orges Shehit, i cili u largua vetëm dy javë përpara startit të kampionatit.

Në konferencën e tij të parë për shtyp si trajneri i “Demave” të kuq, ai tregon se cili ishte projekti që e bindi 54-vjeçarin që të zgjidhte pikërisht Partizanin.

Çfarë ju bindi që të pranonit ofertën e Partizanit?

Partizani është një skuadër e madhe në Shqipëri. Jam shumë i lumtur, nuk jam njeri që përdor fjalë të mëdha. Jam vërtet shumë i lumtur, pasi kam gjetur një mikpritje shumë të ngrohtë nga takimi me presidentin, tek stafi dhe njerëzit e tjerë në klub. Jam entuziast pasi Partizani ka nisur një projekt. Për mua është një eksperiencë e re.

Opinioni juaj për Partizanin…

I njoh pothuajse të gjithë lojtarët që janë pjesë e skuadrës. Kemi folur së bashku me drejtuesit e klubit për punën dhe detyrat që do të kemi në vijim. Në këtë moment të gjithë lojtarët janë pjesë e Partizanit duhet ti respektojmë ata. Kam krijuar një ide për të gjithë lojtarët nëpërmjet videove , por ju e dini që çdo trajner ka ide të ndryshme, por tashmë do ti vëzhgoj edhe përgjatë seancave dhe procesit stërvitor.

Ju shqetëson fakti që nuk keni mundur të zhvilloni fazën përgatitore me skuadrën?

Jam 54 vjeç dhe kam 24 vite trajner. Kam mjaft eksperienca, kam punuar për 12 vite në katër shtete. Çdo vend dhe çdo klub janë të ndryshëm në mentalitet, në tradita, në emra. Jam shumë i motivuar. Për mua është shumë e rëndësishme që çdo mëngjes të shihem në pasqyrë dhe të them që çdo ditë të jap më të mirën time. Mendoni sa njerëz duan të bëhen trajnerë dhe sa të tjerë dëshirojnë ta drejtojnë Partizanin. Kjo për mua është kënaqësi dhe dua ta shijoj këtë çdo ditë, sepse një jetë kam. Në këtë moment që gjendem në Shqipëri dëshiroj të falënderoj shumë të gjithë njerëzit pasi këtu e ndjej ngrohtësinë e shqiptarëve, sepse të gjithë janë shumë të sjellshëm. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.

Ka nevojë skuadra për përforcime?

Do të shohim. Pak ditë më parë skuadrës iu largua Maguette, nuk është e lehtë të afrosh lojtarë të rinj te Partizani. Përveç gjërave që duhet të analizojmë, duhet të kemi parasysh çfarë përfaqëson ky klub, traditën që ka. Na duhen lojtarë që të jenë gati, të ndjejnë peshën e fanellës, të luftojnë për këtë klub. Maguette ishte një prej liderëve të ekipit. Ata lojtarë që do të vijnë këtu duhet të ndihen lider, por koha që kemi në dispozicion është shumë e shkurtër. Njerëzit që punojnë në klub janë mjaft seriozë, ata po punojnë për çdo detaj, për ambientimin e lojtarëve që mbase mund të afrohen.

Në cilin pozicion mendoni se mund të përmirësoni në merkato?

Për pak ditë mbyllet merkato. Jam gjithmonë i gatshëm t’iu përgjigjem pyetjes tuaj në cilin pozicion ka nevojë skuadra të përforcohet, por sot është dita ime e parë. Në këtë moment nuk jam i sigurt nëse do të ishte korrekte të flasim për këtë temë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova