Drita pëson humbje nga Legia, luajti me dhjetë veta nga minuta e 30-të

Drita nuk arriti që ta shmangë disfatën në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës. Për një orë luajti me një futbollist më pak në fushë dhe kjo e bëri dallimin në duelin që u zhvillua në Varshavë ndaj Legias së Varshavës. Legia e fitoi 2:0 ndeshjen e parë dhe ka bërë hap […]

Për një orë luajti me një futbollist më pak në fushë dhe kjo e bëri dallimin në duelin që u zhvillua në Varshavë ndaj Legias së Varshavës.

Legia e fitoi 2:0 ndeshjen e parë dhe ka bërë hap para drejt avancimit të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Por, gjasa për përmbysje të rezultatit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas një jave, ka edhe Drita, ndonëse do të jetë shumë e vështirë.

Mbrojtësi ganez i Dritës, Hasan Gomda, në minutën e 31-të, u ndëshkua me karton të kuq.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me shumë pritje u shqua portieri i Dritës, Faton Maloku.

Maloku pati paraqitje të mirë edhe në pjesën e dytë, por u mposht për herën e parë në minutën e 56-të.

Sulmuesi Blazh Kramer, realizoi me kokë nga afërsia për epërsinë 1:0 të polakëve.

Shtatë minuta para fundit, Maloku u mposht edhe një herë tjetër.

Shënues në minutën e 83-të ishte Marc Gual.

Legia e Varshavës skuadrën e Dritës e kishte eliminuar pas fitores 2:0 në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës në edicionin 2020/21.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova