Biden bisedon në telefon me Netanyahun për armëpushimin në Gazë

Biden bisedon në telefon me Netanyahun për armëpushimin në Gazë

Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën lidhur me përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë dhe lirimin e pengjeve, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Biseda telefonike vjen pas vizitës në Lindjen e Mesme të shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken, që përfundoi të martën pa një […]

Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën lidhur me përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë dhe lirimin e pengjeve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biseda telefonike vjen pas vizitës në Lindjen e Mesme të shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken, që përfundoi të martën pa një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Sekretari Blinken dhe ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari i kanë varur shpresat e tyre tek një propozim amerikan që synon ngushtimin e hendeqeve midis dy palëve në luftën 10-mujore në Gazë.

“Presidenti Biden foli me Kryeministrin Benjamin Netanyahu për të diskutuar lidhur me armëpushimin dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve si dhe përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet rajonale”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Në telefonatën me udhëheqësin izraelit mori pjesë edhe Nënpresidentja Kamala Harris, e cila do të pranojë zyrtarisht në kuvendin e demokratëve të enjten emërimin si kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 5 nëntorit. Deri tani nuk ka detaje të tjera mbi telefonatën.

Sipas komenteve të një zyrtari amerikan përpara se të zhvillohej telefonata, pritej që Presidenti Biden të ushtronte trysni ndaj Kryeministrit Netanyahu për të zbutur një kërkesë të re izraelite për mbajtjen e trupave përgjatë një korridori tokësor mes Egjiptit dhe Gazës. Presidenti Biden ndodhet në Kaliforni për pushime me familjen në një fermë prej rreth 3500 hektarësh.

Arritja e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë ka përparësi kryesore për Presidentin Biden. Një zyrtar i lartë amerikan tha të premten se bisedimet janë pranë arritjes së një marrëveshjeje, diçka që ka qenë jashtëzakonisht e pamundur.

Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, përfshirë nga Korridori Filadelfi, një rrip toke 14.5 kilometra i gjatë mes Egjiptit dhe Gazës.

Izraeli synon të mbajë kontrollin e korridorit që e pushtoi në fund të majit, pasi shkatërroi dhjetëra tunele poshtë tij, për të cilat thotë se kishin shërbyer për të furnizuar me armë grupet militante në Gazë./VOA

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja