Abdixhiku: Më 9 shkurt bie mafia energjetike

Abdixhiku: Më 9 shkurt bie mafia energjetike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se me 9 shkurt, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, do të ndodhë rënia e mafias energjetike në vend. Abdixhiku ngriti akuza të rënda ndaj personave të lidhur me këtë industri, duke përmendur emra të njohur si Nagip Krasniqi, i cili është caktuar në […]

Abdixhiku ngriti akuza të rënda ndaj personave të lidhur me këtë industri, duke përmendur emra të njohur si Nagip Krasniqi, i cili është caktuar në krye të KEK-ut nga partia në pushtet.

Sipas Prokurorisë Speciale, Krasniqi është i akuzuar për negocimin e një tenderi sekret me vlerë prej 3.4 milionë eurosh.

Ky tender është negociuar në një periudhë kur Blloku A5 i KEK-ut qëndronte jashtë funksionit për plot 9 muaj.

Gjatë asaj kohe, Kosova ishte e detyruar të blinte rrymë me kosto të lartë, që arrinte deri në 1 milion euro në ditë, barrë kjo që binte mbi qytetarët e Kosovës, pasi Qeveria kishte rritur çmimet e energjisë për 100%.

Një tjetër person i përfshirë në këto akuza është Martin Berishaj, i cili, megjithëse në postin e ambasadorit, hetohet për ndërmjetësimin e blerjes së energjisë.

Për këtë shërbim, ai dyshohet se ka përfituar 2 milionë euro nga kompania GEN-I me seli në Beograd, ndërsa nga një bankë në Prishtinë ka tërhequr 1.5 milionë euro para të gatshme.

Abdixhiku po ashtu akuzoi kryeministrin për mbrojtjen e këtyre individëve, duke theksuar se mafia energjetike ka rrënjë të thella në pushtetin aktual.

Sipas tij, kjo mbrojtje publike e personave të përfshirë në skandale të tilla vjen nga vetëbesimi i paprekshëm që ata ndjejnë, falë shumicës parlamentare prej 51%.

“Më 9 shkurt bie mafia energjetike! Pas 9 shkurtit, hetimet e pavarura të një sistemi juridik pa presion popullist do të sjellin në dritë të gjithë tenderët sekretë. Kemi ngritur mjaftueshëm fakte për 113 tenderë sekretë në KEK, dhe mbi 877 të tjerë në gjithë Qeverinë për tre vite – pothuajse një në ditë,” përfundoi Abdixhiku.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj