Veç një propagandë, Serbia nuk tërhiqet nga Euro 2024

Veç një propagandë, Serbia nuk tërhiqet nga Euro 2024

Serbia nuk do të tërhiqet nga Kampionati Evropian “Gjermania 2024”. Federata serbe e futbollit reagoi pas ndeshjes Shqipëri – Kroaci, lidhur me thirrjet e dy tifozerive dhe kërcënoi me largim nga Euro 2024. Kjo nxiti reagimin e UEFA-s që tashmë ka nisur një hetim për atë ndeshje. E tani, federata serbe ka bërë të ditur […]

Federata serbe e futbollit reagoi pas ndeshjes Shqipëri – Kroaci, lidhur me thirrjet e dy tifozerive dhe kërcënoi me largim nga Euro 2024.

Kjo nxiti reagimin e UEFA-s që tashmë ka nisur një hetim për atë ndeshje.

E tani, federata serbe ka bërë të ditur se nuk do të largohen nga Evropiani.

“Ne presim sanksione të ashpra nga UEFA për këto shkelje, megjithatë, tërheqja e Serbisë nga turneu nuk është më problem. Ishte vetëm një reagim fillestar emocional. Por ne thjesht nuk mund ta tolerojmë këtë lloj sjelljeje. Por ne mendojmë se UEFA do të reagojë për këtë çështje së shpejti”, tha sekretari i federatës serbe të futbollit, Jovan Surbatovic.

Serbët u ankuan, megjithatë tifozët e tyre vazhdimisht bënë thirrje ndaj shqiptarëve. Në ndeshjen ndaj Anglisë, ata shfaqën hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në të si dhe pankartat me mbishkrimin: Nuk ka dorëzim.

Gjithashtu, dje para ndeshjes me Slloveninë, tifozët serbë në qendër të Mynihut bënin thirrje: Kosova është zemra e Serbisë.

Për të dyja këto raste, Federata e Futbollit e Kosovës ka dërguar ankesë në UEFA. Serbia u dënua me 10 mijë euro për thirrjet raciste në ndeshjen ndaj Anglisë dhe mbetet të shihet se a do të pasojnë dënimet e tjera.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova