Tifozët serbë patën mesazhe kundër Kosovës, UEFA nuk e fal Serbinë – pritet dënimi i tyre

Tifozët serbë patën mesazhe kundër Kosovës, UEFA nuk e fal Serbinë – pritet dënimi i tyre

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), njoftoi më 17 qershor për procedura disiplinore dhe hetim të mëtejmë për sjelljen e tifozëve serbë gjatë ndeshjes Serbi-Angli, në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit, EURO 2024. Kampionati filloi të premten më 14 qershor dhe do të përfundojë me ndeshjen finale më 14 korrik. Ndeshjet do të zhvillohen në […]

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), njoftoi më 17 qershor për procedura disiplinore dhe hetim të mëtejmë për sjelljen e tifozëve serbë gjatë ndeshjes Serbi-Angli, në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit, EURO 2024.

Kampionati filloi të premten më 14 qershor dhe do të përfundojë me ndeshjen finale më 14 korrik.

Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në 10 qytete të ndryshme të Gjermanisë.

UEFA tha se akuzat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë përfshinin hedhjen e objekteve dhe “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

Ndërkohë, hetimi përfshin pretendimin për “sjellje diskriminuese”.

Ndërkaq të hënën, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka reaguar zyrtarisht në UEFA për siç ka thënë shfaqjen e flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”.

FFK-ja ka kërkuar që ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, të merren masa të ashpra disiplinore.

“Thirrjet kundër shtetit të Kosovës në një event madhor si Euro 2024 janë motivim për grupet nacionaliste dhe kërcënojnë sigurinë, edhe ashtu të brishtë të rajonit”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Vendimet për të dyja do të merren “në kohën e duhur”, tha UEFA.

Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar në mbajtje më 16 qershor, pasi ishin përfshirë në një përleshje në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Anglisë.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011./rel

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova