Spanja mund të dënohet nëse Yamal luan ndaj Shqipërisë

“GOAL” ka raportuar se Spanja mund të gjobitet me një shumë të majme, nëse Lamine Yamal luan ndaj Shqipërisë sonte. Kjo pritet të ndodhë shkaku i ndeshjes me ligjet e Gjermanisë për punën. Senzacioni i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është një nga lojtarët më të mirë të këtij “EURO 2024” për Spanjën. Në moshën […]

“GOAL” ka raportuar se Spanja mund të gjobitet me një shumë të majme, nëse Lamine Yamal luan ndaj Shqipërisë sonte.

Kjo pritet të ndodhë shkaku i ndeshjes me ligjet e Gjermanisë për punën.

Senzacioni i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është një nga lojtarët më të mirë të këtij “EURO 2024” për Spanjën.

Në moshën 16-vjeçare ai tashmë ka dy ndeshje si startues në dy ndeshjet e para të Spanjës në “EURO 2024”, duke thyer rekorde të shumta.

Mirëpo, paraqitja e tij në ndeshjen e ardhshme ndaj Shqipërisë, e cila luhet nga ora 21:00, mund të shkaktojë probleme ligjore për Federatën e Spanjës.

Ligjet e punës të Gjermanisë janë problemi. Këto ligje thonë se individët nën moshën 18-vjeçare nuk mund të punojnë pas orës 20:00.

Për sportistët ka një përjashtim, të cilët mund të punojnë deri në ora 23:00.

Ndeshja që nis nga ora 21:00 mund të jetë problem për Yamal, pasi ‘deadline; i orës 23:00 përfshin përfundimin e lojës, dushi dhe intervistat pas ndeshjes.

Nëse Yamal kalon kohën prej orës 23:00, atëherë Spanja do të dënohet me 30 mijë euro./GazetaExpress/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova