Shqipëria i nis përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në Kaiserau pas sfidës me Kroacinë, që u luajt një ditë më parë në stadiumin e Hamburgut. Skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 këtë të enjte me grupin të ndarë në dy pjesë, duke nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për ndeshjen e fundit […]

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në Kaiserau pas sfidës me Kroacinë, që u luajt një ditë më parë në stadiumin e Hamburgut.

Skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 këtë të enjte me grupin të ndarë në dy pjesë, duke nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B ndaj Spanjës.

Lojtarët që ishin titullarë ndaj Kroacisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës, ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta bënë stërvitje me ngarkesë të plotë.

FSHF-ja bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grupin B në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ndaj Spanjës më datë 24 mars në stadiumin e Dusseldorfit, në ora 21:00.

Për momentin, Shqipëria qëndron në vendin e tretë në tabelë me një pikë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova