Shqipëri – Itali, formacionet e mundshme: Sylvinho dhe Spalletti me zgjedhje të sigurta

Shqipëri – Itali, formacionet e mundshme: Sylvinho dhe Spalletti me zgjedhje të sigurta

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Italisë do të luajnë sot (e shtunë) ndeshjen e parë për Euro 2024 dhe tashmë dy ekipet janë gati dhe kanë idetë e qarta për këtë përballje. Kuqezinjtë janë gati për të ndeshjen e parë të Grupit B ndaj Italisë, ndeshja e cila zhvillohet në “Signal Iduna Park” të […]

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Italisë do të luajnë sot (e shtunë) ndeshjen e parë për Euro 2024 dhe tashmë dy ekipet janë gati dhe kanë idetë e qarta për këtë përballje.

Kuqezinjtë janë gati për të ndeshjen e parë të Grupit B ndaj Italisë, ndeshja e cila zhvillohet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i kombëtares tonë, Sylvinho ka tashmë të qartë idetë dhe formacionin për ndeshjen e sotme.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, i vetmi balotazh është në qendër të mbrojtjes, ku Arlind Ajeti shihet paksa i favorizuar ndaj Ardian Ismajlit, pasi ky i fundit është kthyer vonë nga lëndimi dhe nuk ka arritur formën maksimale.

Në pozitat tjera të mbrojtjes pritet të luajnë Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët, Berat Gjimshiti në qendër dhe Etrit Berisha në portë.

Mesfusha do t’i besohet dyshes Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, ndërsa para tyre është Nedim Bajrami në rolin e 10-shit, me Jasir Asanin dhe Taulant Seferin nga kahët e sulmit.

Në qendër të sulmit pa shumë dyshime pritet të fillojë Armando Broja.

Te Italia, Luciano Spalletti pritet të luajë në portë me Gianluigi Donnarumman, Giovanni Di Lorenzo dhe Federico Dimarco nga krahët, ndërsa Riccardo Calafiori dhe Alessandro Bastoni në qendër.

Qendra e mesfushës do t’i besohet dyshes Jorginho dhe Nicolo Barella, teksa para tyre do të luajnë Federico Chiesa, Davide Frattesi dhe Pellegrini, me Gianluca Scammacan e vetëm në qendër të sulmit.

Formacionet e mundshme

Shqipëria (4-2-1-3): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja;

Italia (4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca;

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova