Rikthimi në dialog, pa pritje të mëdha

Rikthimi në dialog, pa pritje të mëdha

Pavarësisht caktimit të datës për takimin e kryeministrit kosovar Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit për diplomaci të BE-së, Borrell, njohësit e rrethanave politike deklarojnë se dialogu nuk pritet të sjellë shumë përparim. Që të bëhen hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, emisari Lajçak qëndroi të martën në Prishtinë, ku […]

Që të bëhen hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, emisari Lajçak qëndroi të martën në Prishtinë, ku pati takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Megjithatë, ai tha se rifillimi i procesit nuk do të jetë i lehtë.

Vështirësi në këtë drejtim shohin edhe njohësit e rrethanave politike në Kosovë.

Sipas tyre, edhe nëse palët kthehen në dialog, vështirë se do të ketë sukses nga këto takime.

“Serbia është duke blerë kohë në dialogun me Kosovën. Serbia e ka dështu dialogun. Blen kohë, pret rrethana të reja politike dhe gjeopolitike për ta shkëputur një pjesë të Kosovës. Udhëheqjes së Kosovës i mbetet të rimendojë, të rikalibrojë dialogun sepse kështu sic është nuk mund të prodhojë asnjë rezultat sepse nuk ka gatishmëri as nga Serbia as nga BE-ja”, deklaroi Melazim Koci, politolog.

“Së pari nuk kemi pasë normalzim të raporteve mës Kosovës e Serbisë e poashtu nuk kemi pasë nënshkrim të marrëveshjeve e as zbatim, shtoja kësaj edhe një sulm terrorist në veri. Pashmangshëm duhet të shkruhen në CV-në e zotirt Lajcak sepse kanë ndodhë në kohën kur ai ka qenë dhe është fasilitues I këtij procesi dialogues”, tha analisti Fidan Ukaj.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator në procesin e dialogut, një ditë pas takimit me emisarin Lajçak në Prishtinë, tha se progresi nuk është varur asnjëherë nga Kosova, por është Serbia ajo që vazhdimisht kundërshton zbatimin e marrëveshjes bazike./rtklive

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj