Ndeshja me Spanjën- Vjen lajmi i mirë për Shqipërinë

Spanja që do të zbresë në fushë ndaj Shqipërisë këtë të hënë do të jetë shumë ndryshe nga ajo që është parë në dy ndeshjet e para kundër Kroacisë dhe Italisë. Përfaqësuesja iberike, e kualifikuar matematikisht si e para në grup, do të ketë një rotacion të gjerë, i diktuar edhe nga dëmtimet dhe situata […]

Spanja që do të zbresë në fushë ndaj Shqipërisë këtë të hënë do të jetë shumë ndryshe nga ajo që është parë në dy ndeshjet e para kundër Kroacisë dhe Italisë. Përfaqësuesja iberike, e kualifikuar matematikisht si e para në grup, do të ketë një rotacion të gjerë, i diktuar edhe nga dëmtimet dhe situata e kartonëve.

Mediat spanjolle kanë konfirmuar se qendërmbrojtësi i Real Madridit, Nacho, do të mungojë në ndeshjen e nesërme për shkak të problemeve fizike. Ai është stërvitur veçmas dhe trajneri De La Fuente nuk dëshiron ta rrezikojë në një ndeshje ku rezultati nuk ndikon në fatin e iberikëve në turne.

Naço i shtohet kështu mungesës për dëmtim të Ajoze Perez, asaj të Rodri për kartonë të verdhë si dhe të Le Normand. Ky i fundit pritet të lihet pushim pasi ka marrë një të verdhë dhe trajneri i Spanjës nuk dëshiron që të rrezikojë për t’u ndëshkuar në këtë sfidë.

Sipas mediave spanjollë, kjo do të sjellë riformatimin thuajse plotësisht të mbrojtjes ndaj Shqipërisë, me Vivian e Laport, teksa do të luajnë titullarë edhe emra si Navas, Grimaldo, Fermin Lopes apo Hoselu.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova