Mitaj: Broja mund të jetë heroi ndaj Kroacisë

Mario Mitaj doli sot në konferencën për shtypin para ndeshjes Shqipëri-Kroaci – të mërkurën (15:00) në Hamburg – dueli i dytë i kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. Mitaj zgjodhi heroin e tij në ndeshjen vendimtare ndaj Kroacisë. “Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë […]

Mitaj zgjodhi heroin e tij në ndeshjen vendimtare ndaj Kroacisë.

“Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë me Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja me cilësitë e tij dhe Asani me goditjet e tij. Të luajmë sa më mirë dhe ta çojmë Kombëtaren sa më lart. Mendoj se Broja mund të jetë lojtari që mund t’u bëjë dëm kroatëve”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai komentoi edhe kundërshtarin e radhës, Kroacinë, duke thënë fjalët më të mira për të.

“Ky është grupi i vdekjes, të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Kroacia mund të marrë edhe vendin e parë. Të përgatitemi, të analizojmë kundërshtarin dhe të japim më të mirën në fushë. I dimë cilësitë e Kroacisë, e dimë sa skuadër e fortë janë. Sot do t’i analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë. Kroacia të gjithë repartet i ka të forta, por besoj se mbrojtjen kanë pikën më të fortë”, shtoi ai.

Mitaj bëri me dije se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe se po e shfrytëzojnë mundësinë dhe po e shijojnë Europianin.

Pas ndeshjes me Kroacinë, Shqipëria luan edhe ndeshjen e tretë dhe përmbyllëse të grupit ndaj Spanjës më 24 qershor.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova