Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një “takim të hapur” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Beograd. Pas diskutimeve, siç ka bërë të ditur Lajçak, kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut. “Në Beograd pata një diskutim të hapur me presidentin […]

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një “takim të hapur” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Beograd.

Pas diskutimeve, siç ka bërë të ditur Lajçak, kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut.

“Në Beograd pata një diskutim të hapur me presidentin Vuçiq mbi gjendjen aktuale të lojës në Dialog. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Ndërkaq, Vuçiq tha të mërkurën se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje ekziston përmes zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, duke përmendur themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçiq shkroi në Instagram se BE-ja, si ndërmjetës në dialog, do ta ketë “një partner serioz dhe të përgjegjshëm në Serbi, dhe për popullin tonë në Kosovë, ne jemi mbështetës të pakompromis”.

Ai shtoi se bisedoi me Lajçakun edhe “për kushtet pothuajse të pamundura për jetë të popullsisë serbe, të shkaktuara nga trysnia e vazhdueshme dhe arbitrariteti i autoriteteve në Prishtinë”.

Vitin e kaluar, Prishtina dhe Beogradi pranuan Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, që u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, megjithatë, këmbëngul që marrëveshja të nënshkruhet para fillimit të zbatimit, ndërsa Serbia i ka tërhequr tashmë “vijat e kuqe”, duke deklaruar se “nuk do ta pranojë kurrë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Sipas BE-së, marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët edhe pse nuk është nënshkruar.

Kosova, në anën tjetër, ka marrë përsipër që t’i japë komunitetit serb një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, që në praktikë nënkupton formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Lajçaku ishte për vizitë në Beograd, një ditë pasi qëndroi në Prishtinë, ku u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Me Kurtin, i cili e udhëheq dialogun në nivel politik, nuk u takua, për shkak të, siç u tha, udhëtimit të tij jashtë vendit.

Gjatë vizitës në Kosovë, Lajçak u bëri thirrje të dyja vendeve të bëjnë hapa për të zbatuar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq biseduan për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023, por pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore.

Lajçak do të duhej të niste mandatin e si ambasador në Zvicër prej 1 shtatorit të këtij viti, mirëpo ai ka thënë se i është kërkuar që të mbajë pozitën që ka deri në fund të janarit të vitit 2025, dhe ka thënë se deri atëherë ka shumë punë për të bërë.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik