Gjermania bën thirrje për vigjilencë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit

Gjermania bën thirrje për vigjilencë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit

Oficerë policie nga e gjithë Evropa kanë shkuar në Gjermani për të ndihmuar për masat mbrojtëse ndaj kërcënimeve të mundshme në kampionatin evropian të futbollit Euro 2024. Ministrja e Brendshme e Francës Nancy Faeser premtoi shtim të masave të sigurisë në prag të kampionatit. “Fokusi ynë kryesor është kërcënimi nga terrorizmi islamik, huliganët dhe veprimet […]

Ministrja e Brendshme e Francës Nancy Faeser premtoi shtim të masave të sigurisë në prag të kampionatit. “Fokusi ynë kryesor është kërcënimi nga terrorizmi islamik, huliganët dhe veprimet e tyre, krimet ordinere dhe ato të dhunshme, por këtë herë edhe rreziku i sulmeve kibernetike,” tha zonja Faeser në një takim me rreth 350 oficerët e huaj të dërguar në Gjermani për Kupën e Evropës.

Grupe si Shteti Islamik kanë bërë thirrje tashmë për sulme gjatë kampionatit njëmujor, i cili hapet të premten me ndeshjen Gjermani-Skoci.

“Prandaj autoritetet tona të sigurisë po e ndjekin me përparësi skenën islamike,” tha zonja Faeser. Ajo shtoi se autoritetet nuk kanë dijeni për ndonjë komplot konkret.

Gjermania parashikon që 2.7 milionë njerëz do të ndjekin kampionatin në stadiumet anembanë vendit dhe rreth 12 milionë në mjediset e tjera jashtë stadiumeve, përfshirë një hapësirë të madhe me ekranë përpara Portës së Brandenburgut në Berlin.

Rreth 22,000 oficerë policie do të jenë në një shërbim të pandërprerë për të mbrojtur sigurinë. Autoritetet gjermane po punojnë gjithashtu me partnerët ndërkombëtarë për të identifikuar kërcënimet e mundshme dhe vendi ka rritur kontrollet kufitare./VOA

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova