Franca e nis me këmbë të mbarë Euro 2024 – mposht Austrinë

Franca ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin D. “Gjelat” rastin e parë serioz në këtë ndeshje e patën në minutën e nëntë kur Kylian Mbappe u gjend në një situatë të mirë shënimi, por portieri ia mohoi golin. Golin […]

“Gjelat” rastin e parë serioz në këtë ndeshje e patën në minutën e nëntë kur Kylian Mbappe u gjend në një situatë të mirë shënimi, por portieri ia mohoi golin.

Golin e fitores Franca e gjeti në minutën e 38-të ku pas një krosimi të Mbappes, mbrojtësi austriak Wober i cili me kokë shënoi në rrjetën e portës së tij për 1-0.

Në pjesën e dytë Mbappe ishte sërish në qendër të vëmendjes kur në minutën e 55-të në një situatë ballë për ballë portierit dështoi që të dyfishonte epërsinë e Francës.

Një tjetër gjysmë rast pati edhe Marcus Thuram i cili në minutën e 68-të goditi në drejtim të portës por gjuajtja e tij u prit lehtësisht nga portieri.

Në minutën e 87-të Mbappe u detyrua që të largohej nga loja pasi pas një dueli me njërin nga mbrojtësit austriak lëndoi hundën dhe iu lëshua gjakderdhja.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Franca mori fitoren e parë në Euro 2024.

Ndeshjen e ardhshme Franca do ta luajë të premten ndaj Holandës, ndërsa Austria do të ketë punë me Poloninë po atë ditë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova