U dënua 9 vite burg për përdhunimin e shqiptares, ish-futbollisti Robinho arrestohet në Brazil

U dënua 9 vite burg për përdhunimin e shqiptares, ish-futbollisti Robinho arrestohet në Brazil

Ish-futbollisti i Kombëtares braziliane Robinho është arrestuar për të vuajtur dënimin me 9 vite burg për përdhunim. Ai u dënua në Itali për përdhunimin në grup të një 22-vjeçareje shqiptareje në një klub nate në Milano në vitin 2013. 40 vjeçari Robinho  u arrestua në banesën e tij në qytetin e tij të lindjes, Santos. Qeveria italiane […]

Ish-futbollisti i Kombëtares braziliane Robinho është arrestuar për të vuajtur dënimin me 9 vite burg për përdhunim.

Ai u dënua në Itali për përdhunimin në grup të një 22-vjeçareje shqiptareje në një klub nate në Milano në vitin 2013.
40 vjeçari Robinho  u arrestua në banesën e tij në qytetin e tij të lindjes, Santos.

Qeveria italiane kishte kërkuar që ai të vuante dënimin në Brazil pasi nuk arriti ta ekstradonte.
Të mërkurën, një gjykatë në Brazil la në fuqi vendimin dhe gjithashtu vendosi që ai duhet të vuante dënimin pas hekurave në vend të arrestit shtëpiak.

Të enjten, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë refuzoi një kërkesë për ndalimin e paraburgimit të tij.
Veprimi vendimtar i marrë nga sistemi i drejtësisë braziliane është përgëzuar mes frikës se Robinho do t’i shmangej drejtësisë falë famës dhe pasurisë së tij.

Ish-futbollisti brazilian, i cili ka 100 paraqitje për vendin e tij, luante për AC Milan në perudhën kur ndodhi përdhunimi në grup i shqiptares. Pasi u shpall fajtor, ai humbi një apel në vitin 2020 përpara se gjykata më e lartë e Italisë t’i lërë në fuqi dënimin e tij në 2022.
Më pas prokurorët italianë lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar për të.

Futbollisti, i cili kaloi dy vite me Manchester Cityn, tha për një media braziliane të dielën se seksi ka qenë “konsensual”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova