Stano: Është për të ardhur keq që përkundër përpjekjeve të BE-së, pasë progres shumë të kufizuar në dialogun Kosovë-Serbi

Stano: Është për të ardhur keq që përkundër përpjekjeve të BE-së, pasë progres shumë të kufizuar në dialogun Kosovë-Serbi

Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, e konsideroi për keqardhje progresin e paktë nga Kosova dhe Serbia në këtë drejtim. Bashkimi Europian foli edhe për suksesin e shënuar të Kosovës në Paris ku u miratua […]

Bashkimi Europian ka reaguar për zhvillimin që ndodhi në Paris në Komitetin për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës, duke njoftuar se janë informuar mbi këtë.

“Këshilli i Europës luan një rol qendror në promovimin e vlerave themelore europiane dhe standardeve të përbashkëta, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. U takon anëtarëve të Këshillit të Europës që të vendosin për çështjet që lidhen me këtë organizatë, duke përfshirë anëtarësimin e saj. Ne vëmë re se Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ka diskutuar dhe miratuar këtë javë draft opinionin statutor për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të përgatitur nga raportuesja znj. Dora Bakoyannis”, ka thënë Stano.

Këtë sukses të Kosovës, Serbia nuk mundi ta pengonte në rezultat, por nuk rezistoi që të shfaqte kundërshtitë për përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare përkundër që shkel zotimet e dhëna në Marrëveshjen e Ohrit, përkatësisht Artikulli 4.

Për këto veprime të Serbisë, zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express tha se është për keqardhje që s’po zbatohet marrëveshja nga të dyja palët.

“Është për të ardhur keq që përkundër përpjekjeve të BE-së dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar, deri më tani ka pasë progres shumë të kufizuar si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia në zbatimin e obligimeve që kanë pranuar sipas kësaj marrëveshjeje”.

Stano ka thënë se zbatimi i pikave të marrëveshjes Kosovë-Serbi të bëhet i pavarur nga njëra-tjetra. Këtu ai ka përmendur Asociacionin, për të cilin tha se është “mënyra më konkrete” për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të serbëve në Kosovë.

“Pavarësisht nga diskutimet e KiE; në dialogun Beograd-Prishtinë, BE-ja vazhdon të presë që të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit të zbatohen në mënyrë të përshtatshme, në mirëbesim dhe në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra – për të cilën palët ranë dakord në aneksin e zbatimit në Ohër. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, që është mënyra më konkrete për të siguruar mbrojtjen e komunitetit serb të Kosovës”.

Dy ditë më parë, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka miratuar raportin e e hartuar nga raportuesja greke, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova të ftohet të bëhet anëtare e Këshillit të Europës.

Shumica e votave të këtyre deputetëve ishin pro raportit, por kundër tij kanë votuar dy deputetë nga Serbia, një votë kundër ishte nga deputetët e Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërkaq një deputet i Greqisë ka abstenuar.

Në Serbi, ministri i Punëve të Jashtme në mandatin teknik, Ivica Daçiq, e quajti vendimin për rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës “të turpshëm dhe skandaloz”.

“Ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ditën që në Paris u miratua raporti, tha se ajo ishte ditë testuese për Serbinë dhe angazhimin e saj në marrëveshjen me Kosovën. Ai iu referua pikave të marrëveshjes ku palët s’duhet të interferojnë njëra-tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Sot, në Paris, do të vihet në provë neni 4 i “Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” të sponsorizuar nga BE. Deri në mbrëmje, ne do të dimë nëse ka një marrëveshje apo jo. Siç do të kishte thënë Cervantes: “Prova e pudingut është kur hahet”, kishte shkruar ai në X.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot