Presidenti Joe Biden i dërgon letër Faton Bislimit

Presidenti Joe Biden i dërgon letër Faton Bislimit

Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, ka njoftuar se ka pranuar një letër nga presidenti i SHBA-ve Joe Biden, në prag të 25 vjetorit të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga Serbia, shkruan Periskopi. Ai përmes një postimi në Facebook ka publikuar letrën e dërguar nga presidenti Biden në të cilën thuhet: “Ju falëmnderit […]

Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, ka njoftuar se ka pranuar një letër nga presidenti i SHBA-ve Joe Biden, në prag të 25 vjetorit të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga Serbia, shkruan Periskopi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka publikuar letrën e dërguar nga presidenti Biden në të cilën thuhet:

“Ju falëmnderit që ndatë mendimet tuaja me mua. Të dëgjoj nga njerzë pasionantë si ju më inspiron mua dhe më jep kënaqësinë për t’ju përgjigjur”.

Postimi i plotë:

Në prag të 25 vjetorit të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga marshi gjenocidal serb kundër popullit tonë, jam jashtëzakonisht i nderuar të kem pranuar këtë letër nga Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, një mik dhe përkrahës historik i kauzës sonë të drejtë për liri e pavarësi.

“Ju falëmnderit që ndatë mendimet tuaja me mua. Të dëgjoj nga njerzë pasionantë si ju më inspiron mua dhe më jep kënaqësinë për t’ju përgjigjur,” shkruan Presidenti në letrën e tij. “Gjerësa sfidat para nesh janë ndër më të vështirat në histori, unë kurrë s’kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës… Ne mund të kthejmë krizën në mundësi, dhe besoj se Amerika është më mirë e pozicionuar se çdo vend tjetër në botë për të na udhëheq në shekullin e 21…” shkruan, ndër të tjera, Presidenti Biden.

Letra e tij vije si pergjigje ndaj letrës sime të fillim-shkurtit 2024 përmes së cilës kisha shpreh mirënjohjen më të përzemërt për Presidentin Biden nën lidershipin e së cilit (asokohe si Senator) bashkë me kolegun dhe mikun e tij Republikan (tanimë i ndjerë) McCain (po ashtu një përkrahës yni i madh), SHBA kishte marrë vendimin për të udhëhequr fushatën bombarduese të NATO-s kundër Serbisë. Në letrën time, po ashtu, kisha potencuar interesin sublim të Kosovës, në linjë me interesat gjeopolitike Amerikane në rajon, për anëtarësim në NATO.

Partneriteti ynë unik me SHBA-të është themeltar për të ardhmen tonë si shtet e si komb, sikur që ishte gurthemel i lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Në vend të një letre të tretë, uroj që me Presidentin Biden të kemi një shtrëngim duarsh, përsëri, së shpejti!

Kosova edhe sot e përmot ka nevojë për SHBA-të! Andaj, puna jonë vazhdon…

🇺🇲 🇽🇰 🇦🇱 🇺🇲 🤝

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin