Nisin punimet për ndërrimin e fushës në “Fadil Vokrri”

Një ditë pas nënshkrimit të kontratës për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë nisur punimet për rinovimin e tij. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar dje se ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1 milion e 319 mijë euro me kompaninë turke “Hatko Sports International L.L.C”. Marrëveshja në mes të FFK-së […]

Një ditë pas nënshkrimit të kontratës për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë nisur punimet për rinovimin e tij.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar dje se ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1 milion e 319 mijë euro me kompaninë turke “Hatko Sports International L.L.C”.

Marrëveshja në mes të FFK-së dhe MKRS-së për rinovimin e fushës në stadiumin e qytetit në Prishtinë ishte arritur që më 24 nëntor të vitit të kaluar. Stadiumi pritet të hapet në verën e vonshme, ndonëse nuk është saktësuar ndonjë datë se kur do të nisin punimet.

Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte shumë e keqe për kohë të gjatë. Në vjeshtë, për shkak të ngarkesës dhe mosmirëmbajtjes së duhur, mezi janë luajtur ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium. Ballkani nuk ishte lejuar që ta luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Konferencës në “Fadil Vokrri” dhe ishte zhvendosur në Tiranë.

Kritikat për gjendjen e fushës ishin të shumta, ndërsa një lojtar i Izraelit e krahasoi me stallë derrash.

Kosova është detyruar që të dy miqësoret e muajit mars t’i zhvillojë si mysafirë për shkak të terrenit në “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin