Ndërron jetë në moshë të re ish-sportistja e njohur, Shqipe Bajqinca-Brestovci

Ndërron jetë në moshë të re ish-sportistja e njohur, Shqipe Bajqinca-Brestovci

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Shqipe Bajçinca – Brestovci, ish hedbolliste, karateiste dhe atlete. Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar për vdekjen e Shqipe e cila ishte drejtuese në KOK në vitet e fundit dhe profesoreshë në UP. Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi përmes një telegrami ngushëllimi ka ngushëlluar familjarët dhe komunitetin […]

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Shqipe Bajçinca – Brestovci, ish hedbolliste, karateiste dhe atlete.

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar për vdekjen e Shqipe e cila ishte drejtuese në KOK në vitet e fundit dhe profesoreshë në UP.

Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi përmes një telegrami ngushëllimi ka ngushëlluar familjarët dhe komunitetin e sportit për ndarjen nga jeta të anëtares së BE të KOK-ut, Shqipe Bajçinca-Brestovci.


E nderuara familja Bajçinca-Brestovci,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kontribueses së madhe të sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci.

Shqipja ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, duke dhënë kontribut të çmuar për gjithë lëvizjen Olimpike, promovimin e vlerave olimpike dhe avancimin e sportit.

Ajo ishte kryetare komisionit “Femra dhe Sporti”, ku ishte zë i femrave, të cilat i shtynte për të drejtat e tyre në sport, anëtare e Komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve etj.

Bajçinca-Brestovci ishte edhe pedagoge në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, ndërsa gjatë karrierës 24 vjeçare si si sportiste ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll.

Shqipja, e cila dallohej për tejkalim të sfidave, këtë herë nuk mundi të kalojë sëmundjen e rëndë, nga e cila po vuante prej disa vitesh.

Ndarja e saj nga jeta do të lë boshllëm të madh tek brezat e rinj, e sidomos vajzat për të cilat ishte frymëzim, se si me punë, përkushtim dhe profesionalizëm mund të arrihen sukseset.

Në emër të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të thella, familjes së saj, sportdashësve dhe miqëve të shumtë.

Ismet Krasniqi

President i Komitetit Olimpik i Kosovës


Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik