Krasniqi tregon dy problematikat e draft statutit: Kurti është dashur ta hartojë atë me SHBA-të – partneriteti me to nuk është nënshtrim

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka folur edhe për kundërshtimet që kanë për draft statutin e Asociacionit dhe shprehjen e qëndrimit për këtë ndaj Escobarit. Ai thekson se nuk ndërrojnë qëndrim lidhur me këtë dhe janë dy çështje problematike të cilat janë pjesë e draftit, të cilat PDK i kundërshton. “Absolutisht po, qëndrimi ynë nuk […]
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka folur edhe për kundërshtimet që kanë për draft statutin e Asociacionit dhe shprehjen e qëndrimit për këtë ndaj Escobarit.
Ai thekson se nuk ndërrojnë qëndrim lidhur me këtë dhe janë dy çështje problematike të cilat janë pjesë e draftit, të cilat PDK i kundërshton.
“Absolutisht po, qëndrimi ynë nuk ndërron, pavarësisht deklarimeve të të tjerëve. Ne e kemi analizuar në detaje këtë draft, kemi një dokument të detajuar të ekspertëve tanë dhe me evidentim të të gjitha problemeve që i nxjerr sikur të zbatohej një draft i tillë dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe më herët Escobarit por edhe në takimin e fundit me të dhe besoj se ai e ka kuptuar drejtë qëndrimin tonë sepse janë dy çështje që janë të patejkalueshme. Preambula që e përfshin Rezolutën 1244 dhe arbitrazhi që parashihet si një mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Asociacionit dhe organeve qendrore të Republikës së Kosovës. Këto janë dy çështje të cilat në asnjë mënyrë në asnjë lloj drafti nëse ai ndonjëherë bëhet e që normalisht nuk janë të pranueshme as në këtë draft. Për PDK-në është qëndrim i pandryshueshëm. Ne tashmë e kemi qëndrim zyrtar, e kemi diskutuar edhe gjerë e gjatë edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të Partisë dhe e kemi marrë si vendim, e kemi shprehu publikisht por unë besoj që partneriteti është shumë i rëndësishëm sepse çështjet e tilla duhet diskutuar me partnerë”, thotë Krasniqi.
Sipas tij, problemi është që Qeveria nuk kërkon ndihmë kur duhet, s’ka partneritet me askënd dhe nuk e dëshiron atë.











