Kosova pëson humbjen e parë nën udhëheqjen e Fodas, s’ka fuqi për të mposhtur Hungarinë

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj. Të përzgjedhurit e Franco Fodas pësuan sonte ndaj Hungarisë në Budapest. Ndeshja e luajtur në “Puskas Arena” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0. Kosova pati një paraqitje për t’u vlerësuar në pjesën e parë, e cila u mbyll baras […]

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj.

Të përzgjedhurit e Franco Fodas pësuan sonte ndaj Hungarisë në Budapest.

Ndeshja e luajtur në “Puskas Arena” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.

Kosova pati një paraqitje për t’u vlerësuar në pjesën e parë, e cila u mbyll baras dhe pa gola.

“Dardanët” e dominuan këtë pjesë me posedim dhe raste shënimi, teksa Edon Zhegrova ishte ai që rrezikoi seriozisht portën e vendasve me një goditje të rrezikshme në minutën e nëntë.

Megjithatë, fytyrë tjetër kishte Kosova në pjesën e dytë, në të cilën nuk është se krijuan diçka dhe si rezultat pësuan dy gola.

Fillimisht ishte ylli kryesor i hungarezëve, Dominik Szoboszlai (58’), që ndëshkoi Kombëtaren tonë, teksa fitoren e vendosi Zsolt Nagy (86’).

Kosova dhe Foda do të kenë edhe dy teste tjera në muajin qershor, para se të nisin sezonin e ri në Ligën e Kombeve, në shtator.

Kombëtarja e Kosovës do të ketë për kundërshtar Norvegjinë në një miqësore të qershorit, derisa ka mbetur për t’u konfirmuar edhe një miqësore tjetër.

Vlen të theksohet se Kosova në miqësoren e kaluar të këtij muaji kishte regjistruar fitore minimale në udhëtim ndaj Armenisë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova