KDI për Komisionin Hetimor për Rezerva: Përfundoi mandatin ende pa filluar punën

KDI për Komisionin Hetimor për Rezerva: Përfundoi mandatin ende pa filluar punën

Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se Komisioni Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore është ndeshur me vështirësi për t’u funksionalizuar. Në njoftimin e KDI-së thuhet se deputetët e shumicës parlamentare, me pretekstin e “mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare” nga subjektet opozitare, për më shumë se dy muaj, bojkotuan mbledhjen themeluese duke pamundësuar fillimin e punës së […]

Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se Komisioni Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore është ndeshur me vështirësi për t’u funksionalizuar.

Në njoftimin e KDI-së thuhet se deputetët e shumicës parlamentare, me pretekstin e “mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare” nga subjektet opozitare, për më shumë se dy muaj, bojkotuan mbledhjen themeluese duke pamundësuar fillimin e punës së komisionit.

“Ngjashëm, në dëmtimin e cilësisë se punës hetimore të këtij Komisioni, ka ndikuar edhe qasja e deputetëve opozitarë e mbizotëruar nga politizimi. Me gjithë faktin që Komisioni ka mbajtur 10 mbledhje, puna e tij në asnjë periudhë nuk ka përkuar me synimet e realizimit të një hetimi objektiv të bazuar në fakte, pasi ishte tërësisht e dominuar nga tendencat partiake dhe akuzat e ndërsjella. Diskursi brenda komisionit ishte i rënduar me cilësime politike jo-parlamentare ndërmjet deputetëve dhe rrallëherë në frymën e trajtimit të temës për të cilën ky komision ishte formuar, pra hetimin e dyshimeve për korrupsion me rezervat shtetërore”.

“Sot kur Komisionit hetimor parlamentar i përfundon mandati, ai akoma nuk ka arritur të ndërtojë një plan të mirëfilltë të punës, pra nuk ka arritur të filloj hetimet, fazë kjo që në Ligjin për Hetim Parlamentar vlerësohet të jetë faza fillestare e punës hetuese. Për më tepër, tani kur kjo çështje është duke hetuar edhe nga Prokuroria Speciale, jo serioziteti, diskursi politizues dhe profesionalisht i mangët i këtij komisioni mund të cenoj vetë procesin hetues”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja