I kërkoi 20 mijë euro një personi për të mos ia publikuar disa biseda, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për shantazh

I kërkoi 20 mijë euro një personi për të mos ia publikuar disa biseda, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për shantazh

Për shkak se nuk ishte i pranishëm askush nga Prokuroria për ta përfaqësuar aktakuzën, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Pejë në rastin ku A.R., ngarkohet për shantazh ndaj të dëmtuarit R.A. Gjykatësja e rastit Blerta Kelmendi tha se nuk ka fletëkthesë të kthyer nga Prokuroria, çka rezulton se nuk dihet […]

Gjykatësja e rastit Blerta Kelmendi tha se nuk ka fletëkthesë të kthyer nga Prokuroria, çka rezulton se nuk dihet nëse a kanë pranuar ftesën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë, gjithashtu mungoi edhe i dëmtuari R.A., i cili përmes një parashtrese të dërguar më 18 mars 2024, kishte thënë se në seancën e sotme nuk mund të marrë pjesë për shkaqe shëndetësore.

Përmes asaj parashtrese, i dëmtuari kishte kërkuar që seanca të mbyllet për publikun dhe mediat për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe ngarkesës psikologjike të tij dhe familjes së tij.

Gjyqtarja Kelmendi lidhur me këtë rrethanë tha se njëherë nuk do të vendosë, andaj në mungesë të kushteve ligjore seanca e sotme është shtyrë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur më 19 janar 2024, A.R, po akuzohet se me dashje ka kanosur të dëmtuarin R.A., se do të zbulojë diçka në lidhje me të që do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri A.R., në vazhdimësi kishte kanosur të dëmtuarin R.A., se do të publikonte rrethana nga jeta personale, nga bisedat e tyre të shkëmbyera përmes rrjeteve sociale, pasi thuhet se të njëjtit kishin raporte shoqërore.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri në vazhdimësi i kishte bërë presion të dëmtuarit, duke i kërkuar të holla dhe atë në shumën 20 mijë euro ose në të kundërtën do t’i publikojë bisedat lidhur me raportin e tyre, që do të dëmtonin nderin dhe autoritetin e tij, duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Me këtë rast, i pandehuri A.R., po akuzohet se ka kryer veprën penale “Shantazhi”, nga neni 329, par.1 të Kodit Penal.

Kurti për çështjen e dinarit: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit