Hovenier me porosi për Kurtin: Presim nga Qeveria të punojë në partneritet me SHBA-në

Hovenier me porosi për Kurtin: Presim nga Qeveria të punojë në partneritet me SHBA-në

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shprehur pritshmëritë e tij që Qeveria Kurti sikurse qeveritë e mëparshme, të bashkëpunojnë në partneritet me SHBA-në, për një rajon të sigurt në Ballkanin Perëndimor. ”Ne presim që kjo Qeveri e Kosovës, ashtu siç kemi pritur nga qeveritë e mëparshme të Kosovës, të punojë në partneritet me ne […]

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shprehur pritshmëritë e tij që Qeveria Kurti sikurse qeveritë e mëparshme, të bashkëpunojnë në partneritet me SHBA-në, për një rajon të sigurt në Ballkanin Perëndimor.

”Ne presim që kjo Qeveri e Kosovës, ashtu siç kemi pritur nga qeveritë e mëparshme të Kosovës, të punojë në partneritet me ne ndërsa vazhdojmë në përpjekjet tona për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, të begatshëm, shumetnik dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor”.

Hovenier në një event në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në parandalimin e gjenocidit serb në Kosovë, përcolli një mesazh edhe sa i përket marrëveshjeve të deritashme të pazbatuar mes palës kosovare dhe asaj serbe.

”Në këtë kontekst, më duhet të përsëris atë që unë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë e kemi thënë vazhdimisht: Rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, dhe konkretisht me mirëbesim dhe zbatimin e plotë të të gjitha angazhimeve. Kosova ka bërë në kuadër të Dialogut”.

”Ndërsa përkujtojmë trimërinë e atyre që qëndruan kundër spastrimit etnik dhe atyre që vazhdojnë të ruajnë paqen sot, ne përsërisim vizionin e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”.

”Ne e shohim stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor si çelësin për avancimin e këtij premtimi, veçanërisht pas pushtimit të pamëshirshëm në shkallë të plotë të Putinit në Ukrainë, ku po shohim shkatërrime dhe katastrofë të paimagjinueshme humanitare”.

”Për Kosovën, urgjenca e integrimit evropian dhe euroatlantik është e qartë; është mjeti për të garantuar sigurinë, prosperitetin dhe liritë demokratike që dëshironi për fëmijët tuaj”, tha mes tjerash ambasadori amerikan.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot