Gjiganti italian ia mësyn mbrojtësit të kombëtares Mario Mitajt

Gjiganti italian ia mësyn mbrojtësit të kombëtares Mario Mitajt

Mario Mitaj në fokusin e Juventus. Është ky lajmi i bujshëm që publikon “Tuttosport”, një media shumë pranë klubit bardhezi. Në artikullin dedikuar merkatos së ardhshme së “Zonjës së Vjetër”, “Tuttosport”, thekson se mbrojtësi i kombëtares është në listën e drejtorit sportiv të Juventus, Cristiano Giuntoli. Ky i fundit kërkon të bëjë një lëvizje pa […]

Në artikullin dedikuar merkatos së ardhshme së “Zonjës së Vjetër”, “Tuttosport”, thekson se mbrojtësi i kombëtares është në listën e drejtorit sportiv të Juventus, Cristiano Giuntoli.

Ky i fundit kërkon të bëjë një lëvizje pa shumë bujë si ajo e Kvaratskhelias apo Kim te Napoli që ishin lojtarë me profil të ulët, por me shumë “marsh” përmirësimi.

Madje, për Mitajn që aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi, Giuntoli nuk do të presë as ndryshimin e mundshëm të trajnerit, pasi është i bindur se 20-vjeçari është gati për një eksperiencë të madhe.

Sipas “Tuttosport” në miqësoren që Shqipëria do të luajë më datë 22 mars në Tardini të Parmës ndaj Kilit, drejtues të Juventus do ta vëzhgojnë me një kujdes të veçantë paraqitjen e Mitaj, përcjell Super Sport.

Mitaj u transferua në Rusi verën e vitit 2022 për shifrën e tre milionë eurove nga Aek-u i Athinës ndërsa tashmë kartoni i tij vlerësohet diku te pesë deri në gjashtë milionë euro duke qenë tërësisht i përballueshëm për Juventusin që ka nisur tashmë planin për rinovuar ekipin me lojtarë të rinj dhe me kosto të ulëta.

Në rast se ky lajm konfirmohet, atëherë padyshim që për Mitajn do të ishte shansi i karrierës pasi bëhet fjalë për një nga klubet më të rëndësishme të Italisë dhe Evropës./Expres/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova