“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë fanella kuqezi”, Taulant Seferi tregon si e la Maqedoninë për Shqipërinë

“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë fanella kuqezi”, Taulant Seferi tregon si e la Maqedoninë për Shqipërinë

Sulmuesi nga Kumanova Taulant Seferi është njëri ndër lojtar kryesor të Kombëtares së Shqipërisë në futboll, përderisa së bashku me Nedim Bajramin nga Tetova dhe Jasir Asanin nga Shkupi sërish janë grumbulluar te kuqezinjtë për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji. Seleksionuesi Silvinjo ka besim të madh te treshja nga Maqedonia e Veriut, të cilët […]

Seleksionuesi Silvinjo ka besim të madh te treshja nga Maqedonia e Veriut, të cilët e dëshmuan veten e tyre gjatë ndeshjeve eliminatore të Europianit, teksa do të jenë pjesë përbërëse kryesore për eventin e madhor që do të mbahet gjatë veres në Gjermani.

Së fundmi futbollisti kumanovar, Seferi në një “Podcast” ka zbuluar se si ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë, pasi paraprakisht ai ishte pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, madje duke thyer edhe një rekord të Goran Pandevit si lojtari më i ri në ekipin përfaqësues të vendit.

“Te Maqedonia kisha kaluar të gjitha grupmoshat e reja deri te ekipi A. Aty arrita edhe një rekord dhe të gjithë më donin me çdo kusht. Por, dëshira dhe ëndrra ime gjithmonë ka qenë fanella kuqezi dhe për këtë përzgjedhje që kam bërë jam shumë krenar. Dua ta falenderoj Alban Bushin, i cili e ka marrë iniciativën, më ka lajmëruar në telefon, duke më dërguar ftesë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe e ka bërë ëndrrën time realitet. Momenti kur më ka marrë në telefon ishte, kur isha në veturë duke udhëtuar së bashku me menaxherin tim dhe pa u menduar dy herë, i kam thënë ‘PO’ direkt”, është shprehur Taulant Seferi.

Kujtojmë që Kombëtarja e Shqipërisë këtë muaj do të luaj ndaj Kilit me 22 mars dhe tre ditë më vonë do të përballet me Suedinë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova