Bajrami: Qeveria Kurti e dështuar në të gjitha aspektet

Bajrami: Qeveria Kurti e dështuar në të gjitha aspektet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu nënkryetare, Hykmete Bajrami, ka folur për zhvillimet politike në vend, përfshirë 3 vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurti. “Në të gjitha sferat ka dështim të madh krahasuar me të gjitha qeveritë e paslutftës në Kosovë. Ne bëjmë krahasime dhe i kemi referenca ato që Kurti i ka […]

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu nënkryetare, Hykmete Bajrami, ka folur për zhvillimet politike në vend, përfshirë 3 vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurti.

“Në të gjitha sferat ka dështim të madh krahasuar me të gjitha qeveritë e paslutftës në Kosovë. Ne bëjmë krahasime dhe i kemi referenca ato që Kurti i ka dhënë si premtime, nuk është realizuar pothuajse asgjë. Kanë thënë se dialogu do të jetë prioriteti i 7 apo 8, dhe u bë prioritet mbi prioritete”, u shpreh Bajrami.

Bajrami, tha se Qeveria Kurti po i shkel madje premtimet që ka dhënë, përfshirë Acociacionin që Bajrami thotë se qeveria do ta themelojë.

“Kemi pasur iflacion. Shporta e konsumatorit është rritur për 50 për qind. Nuk është e vërtetë që është zbutur hendeku mes eksportit dhe importit”, u shpreh deputetja e LDK-së.

“Kjo qeveri ka dështuar komplet”, u shpreh Bajrami.

Bajrami, foli edhe për arsimin. Tha se “arsimi është i dështuar edhe më shumë”.

“I kanë premtuar 160 shkolla, në një mbledhje të Këshillit të VV-së Kurti pati thënë se i kanë ndërtuar 4”, u shpreh ajo.

Bajrami, tha se edhe për sa i përket investimeve të huaja ka një “trend të lehtë të rritjes”, por ato janë kryesisht nga mërgata, e jo ndërkombëtarët.

“Po manipulojnë shumë me shifra. Më herët një qeveri asnjëherë nuk ka dalë të mburret me qarkullimin e bizneseve të sektorit privat”, u shpreh ajo duke thënë se me këtë qeveri po ndodhë. /ATV

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja