Albanian Post: Manastiri Deçanit afër të marrë në pronësi edhe te “Kullës së Qelisë”, pikë e largët 2 km nga vetë objekti

Albanian Post: Manastiri Deçanit afër të marrë në pronësi edhe te “Kullës së Qelisë”, pikë e largët 2 km nga vetë objekti

Urdhri i Qeverisë së Kosovës për t’iu regjistruar Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë përreth është veç pjesa e parë e planit të këtij manastiri që synimet i ka shumë më të mëdha. Albanian Post ka kuptuar nga burime brenda Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit se qëllimi që tashmë po realizohet i Manastirit është përvetësimi […]

Urdhri i Qeverisë së Kosovës për t’iu regjistruar Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë përreth është veç pjesa e parë e planit të këtij manastiri që synimet i ka shumë më të mëdha.

Albanian Post ka kuptuar nga burime brenda Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit se qëllimi që tashmë po realizohet i Manastirit është përvetësimi edhe i vendit të quajtur “Kulla e Qelisë”, që është plotë 2 kilometra e 100 metra larg Manastirit të Deçanit dhe praktikisht përfshin rreth 70 për qind të pjesës që është e përcaktuar si Zonë e Veçantë e Mbrojtjes me Ligjin me të njëjtin emër.

Për të pasur një ide më të qartë se çfarë hapësirë është kjo, 24 hektarët e marrë me vendim të qeverisë pas procesit gjyqësor janë pjesë jashtëzakonisht më e vogël.

Nëse shihni në hartën e prezantuar, pjesa e 24 hektarëve tokë është kjo në fund të zonës së rrethuar me ngjyrë të verdhë, pas emrit të manastirit, kurse nga manastiri e deri te pjesa e quajtur “Kulla e Qelisë” është zona tjetër që po e pretendon Manastiri.

E gjithë zonë e Veçantë e Mbrojtur ka hapësirë prej 839.6 hektarësh.

Hapesira e zones se mbrojtjes dhe pikat nga Manastiri te Kulla e Qelise dhe distanca

Sipas informatave që ka marrë Albanian Post nga brenda Ministrisë së Kulturës, te “Kulla e Qelisë” janë gjetur disa gërmadha që sipas ekspertëve dhe arkeologëve është e mundshme të përcaktohet me saktësi që bëhet fjalë për objekt të ndërtuar në mes të shekujve 4-6, por Manastiri po i pretendon si të vetat, përkundër se vetë është i ndërtuar në shekullin 14, mes viteve 1321-1330 në kohën e sundimit të Stefan Decanskit.

Po ashtu, Albanian Post merr vesh se klerikët e Manastirit kanë gjetur përkrahje për pretendimet e tyre te ndërkombëtarët.

“UNMIK-u dhe një ambasadë e huaj tashmë ka siguruar donacion për Manastirin që të fillojë riparimin në atë pjesë”, ka thënë burimi i Albanian Post brenda ministrisë.

Pretendimet e Manastirit janë përqafuar, sipas burimit, për shkak se gërmadhat e objektit të vjetër janë gjetur në brendi të zonës së mbrojtur dhe me Ligjin për këto zona thuhet se qëllimi është “të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës”.

Gerdhmadhat e objektit te Kulla e Qelise

Kosova gjithashtu ka marrë obligime të tjera ndërkombëtare në këtë drejtim, përveç ligjit, kur ka pranuar Marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Neni 7 i marrëveshjes, që shpesh Kurti i referohet si Bazike, pos tjerash saktëson se: “Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Me këtë nen Kosova ka pranuara të diskutojë në dialogun e Brukselit rreth statusit që duhet të ketë kisha ortodokse serbe në Kosovë.

Në të ardhmen do të bëhet më e qartë se çfarë është menduar me frazën “në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, për shkak se ekzistojnë disa sosh, nga ato me autonomi më të butë brenda zonave të mbrojtura e deri ato si Vatikani, apo Selia e Shenjtë që praktikisht përbën shtet të veçantë.

Sipas shumëkujt, një nga arsyet përse ndërmjetësuesit në dialog kanë insistuar në futjen e nenit që flet për statusin e kishës serbe në Kosovë ka ardhur pikërisht nga refuzimi i Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin konstatohej që sipas procesit gjyqësor Manastiri i Deçanit ka të drejtë në pretendimet e veta për shkelje ligjore gjatë procesit, rrjedhimisht do të mbetet pronar i tokave të veta përreth.

Qeveria e Kosovës publikisht akoma nuk ka folur për këto pretendimet e fundit të Manastirit të Deçanit për të patronizuar edhe gërmadhat e objektit te “Kulla e Qelisë”.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik