Aeroporti i Prishtinës do të kompensohet për periudhën e pandemisë, tarifa e koncesionimit rritet në 55 për qind

Aeroporti i Prishtinës do të kompensohet për periudhën e pandemisë, tarifa e koncesionimit rritet në 55 për qind

Ministria e Financave ka njoftuar se pas miratimit nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat, është nënshkruar amendamenti i marrëveshjes së koncesionimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili parasheh kompensimin e periudhës së pandemisë si forcë madhore. “Bazuar në dispozitat e marrëveshjes bazë të koncesionimit, Komiteti për PPP ka njohur periudhën prej 20 […]

Ministria e Financave ka njoftuar se pas miratimit nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat, është nënshkruar amendamenti i marrëveshjes së koncesionimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili parasheh kompensimin e periudhës së pandemisë si forcë madhore.

“Bazuar në dispozitat e marrëveshjes bazë të koncesionimit, Komiteti për PPP ka njohur periudhën prej 20 muajsh si periudhë të pandemisë gjatë së cilës aeroporti ka operuar me ndërprerje apo me kufizime, dhe për të cilën periudhë marrëveshja bazë parasheh zgjatjen e afatit proporcionalisht në fund të periudhës së koncesionimit në rastet kur kemi të bëjmë me forcë madhore”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se për periudhën që parashihet të kompensohet, tarifa e koncesionimit që përfiton Republika e Kosovës do të jetë 55%, gjë që paraqet rritje substanciale krahasuar me përqindjen e paraparë gjatë periudhës së pandemisë në vitet 2020 dhe 2021, e që ishte 34%, përkatësisht 37%.

“Kjo gjë është reflektuar edhe në amendamentin e nënshkruar i cili bën zbatimin e këtyre dispozitave të marrëveshjes bazë dhe kornizës ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja