Vdekja tragjike e amerikanes në Brezovicë, trupi i pajetë dërgohet në IML

Vdekja tragjike e amerikanes në Brezovicë, trupi i pajetë dërgohet në IML

Një shtetase amerikane, e moshës 54 vjeçare ka humbur jetën të martën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 në qendrën e skijimit në Brezovicë. Tutje bëhet e […]

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Tutje bëhet e ditur se bashkëshorti i saj (shtetas britanik) me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës.

“Qendra e Skijimit, Brezovicë  13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, për shpëtimin  e turistes amerikane ishin mobilizuar ekipe të shumta të specializuara, por që për fat të keq shtetasja amerikane nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës në një adresim për mediat të martën tha se rreth orës 15:20 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrulla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku.

“Koha ka qenë me mjegull dhe dukshmëria ka qenë shumë e ulët. Ka qenë shumë e vështirë të lokalizohet vendi i aksidentit. Pas disa përpjekjeve kemi konstatuar se aksidenti ka ndodhur të vendi i quajtur ‘Vendi i Shqiponjave’. Pas një kërkimi të shkurtër është lokalizuar trupi, por për fat të keq për shkak të traumave nga orteku, një shtetase e huaj ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Hameli.

“Keni kujdes nga lëvizni pasi një lëvizje juaj shumë e vogël jashtë shtegut të skijimit mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj. Andaj lëvizni vetëm nëpër shtigje të skijimit. Shtigjet janë të sigurta dhe Brezoviza poashtu është e sigurt”, ka shtuar tutje pjesëtari nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës. /Telegrafi

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike