Reali ka vendosur: Modric do të largohet në verë pas plot 12 vjetësh

Reali ka vendosur: Modric do të largohet në verë pas plot 12 vjetësh

Real Madridi ka vendosur: kontrata e Luka Modricit nuk do të vazhdohet. Nga sezoni i ardhshëm, mesfushori kroat nuk do ta veshë më fanellën e “Merengues” dhe do të jetë i lirë ta zgjedhë klubin e ri. Sipas informatave të siguruara nga “Cadena SER”, Modric është tashmë i vetëdijshëm për planet e së ardhmes së […]

Real Madridi ka vendosur: kontrata e Luka Modricit nuk do të vazhdohet.

Nga sezoni i ardhshëm, mesfushori kroat nuk do ta veshë më fanellën e “Merengues” dhe do të jetë i lirë ta zgjedhë klubin e ri.

Sipas informatave të siguruara nga “Cadena SER”, Modric është tashmë i vetëdijshëm për planet e së ardhmes së klubit, i cili në vitet e fundit po e rinon ekipin, mbi të gjitha në mesfushë, përcjell  Express.

Në muajt e fundit, ish-lojtari i Tottenhamit ka luajtur pak, më saktësisht në periudhën kur Camavinga e Tchoauméni ishin të lënduar.

Modric madje as nuk është thirr për t’u ngrohur në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, kundër Almerias dhe ndaj Las Palmas.

Trajneri Carlo Ancelotti ndërkohë e ka justifikuar mosftesën e tij me një thënie: “Është një legjendë, nuk është e drejt të thirret për t’u ngrohur dhe të mos futet në lojë. Mund ta bëj këtë me Arda Guler, që është i ri, por jo me të”, u shpreh trajneri italian.

Natyrisht, është e qartë se “Don Carlo” nuk e konsideron më kroatin si një titullar të padiskutueshëm: në 24 ndeshje deri tash në të gjitha kompeticionet, veterani i mesfushës ka luajtur vetëm 14 herë nga minuta e parë dhe vetëm dy herë gjatë tërë lojës.

38 vjeçari duhet ta marrë një vendim për të ardhmen.

Ai kishte oferta nga Arabia Saudite, të cilat i kishte refuzuar.

Gjithçka lë të kuptohet se ai do të vazhdojë të luajë, ndërsa do të jetë kapiten i Kombëtares edhe në Euro 2024.

E më pas do ta zgjedhë ekipin e ri, një aventurë e re pas 12 vjetësh të kaluar në Real Madrid.

“Los Blancos” i kishin investuar 42 milionë euro për ta marrë nga Tottenhami.

Së bashku me Ramos, Ronaldo, Marcelo, Benzema, Kroos e Casemiro e kanë shënuar një epokë legjendare në Madrid.

Kroati i ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë.

Kulmin e arriti në vitin 2018 kur e fitoi çmimin më të rëndësishëm individual për një lojtar, Topin e Artë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova