Osmani për rastin e Jakup Krasniqit: Po hetohet kush ndërhyri në uebfaqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për gjetjen e personit që ka bërë ndërhyrje në uebfaqen e presidencës, duke e prezantuar Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. “Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse […]

“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme”, është shprehur presidentja.

Ajo ka thënë se sapo të zbulohet kush ka bërë ndërhyrje, do të japin më shumë detaje.

Dje, këshilltari i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi.

Presidenca i kërkon falje familjes së Jakup Krasniqit. “U sigurojmë se ky veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim të askujt nga ekipi i saj”, ka theksuar Kupina.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot