Një muaj paraburgim ndaj zyrtarit policor që dyshohet për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën prej një muaji paraburgim ndaj të dyshuarit, B.H, zyrtar policor. Në njoftimin e gjykatës thuhet se personi në fjalë dyshohet për marrje ryshfeti. “Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit B.H iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej […]
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën prej një muaji paraburgim ndaj të dyshuarit, B.H, zyrtar policor.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se personi në fjalë dyshohet për marrje ryshfeti.
“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit B.H iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.











