“Nale mikrofonin”, “komunist i tërbuar” – Debat i ashpër mes Bekë Berishës, Hisen Berishës dhe Salih Zybës në Komisionin për Siguri

Në komisionin parlamentar për Siguri sot pati debate të forta mes kryetarit të këtij komisioni Bekë Berishës e anëtarëve të tjerë, shkruan Periskopi. Pjesë e debatit ishte edhe deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba i cili e nervozoi kogja shumë Bekë Berishen. Ky i fundit me tone të larta i kërkoi Salih Zybës ta ndal mikrofonin […]
Pjesë e debatit ishte edhe deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba i cili e nervozoi kogja shumë Bekë Berishen. Ky i fundit me tone të larta i kërkoi Salih Zybës ta ndal mikrofonin dhe ta ndaloi si praktikë që të vijë në komision me porosi nga dikush tjetër.
Pjesë e këtij debati u bë edhe deputeti i PDK-së Hisen Berisha.
Një pjesë e debatit bashkë me video e gjeni më poshtë:
Bekë Berisha: Ndale mikrofonin
Salih Zyba: Çka po bërtet
Bekë Berisha: Ndale mikrofonin bre Salih, mos më hajde këtu me porosi që t’i japin…
Salih Zyba: Po s’ka porosi, pata pyetje tjera
Bekë Berisha: Nuk je pjesë e komisionit, nuk ki me vet qashtu, nale mikrofonin po du me përfundu.. Salih ndale mikrofonin. Nuk mundesh me më qit në aso situate, nale edhe këpuet këtë punë këtu. Këtë praktikë tane me ardh këtu me porosi, ti e ndal në vend.
Salih Zyba: Unë erdha për tema tjera, ma serioze.
Hisen Berisha: Kush të ka thënë me kanë në këtë komision, së pari ti s’ke çertifikatë për këtë komision…












