Latifi: Kurti do ta përforcojë këtë vit temën e veriut, i duhet për zgjedhje

Analisti dhe profesori Blerim Latifi, thotë se gjatë këtij viti, do të shohim përforcim të narrativës së kryeministrit Kurti për veriun, pasi që jemi në vit elektoral. “Vërhet një kontradiktë në diskursin e kryeministrit. Kryeministri tha se kjo nuk është punë e imja, por e institucioneve të pavarura të Kosovës. Cuditërisht ato ditë e kemi […]
Analisti dhe profesori Blerim Latifi, thotë se gjatë këtij viti, do të shohim përforcim të narrativës së kryeministrit Kurti për veriun, pasi që jemi në vit elektoral.
“Vërhet një kontradiktë në diskursin e kryeministrit.
Kryeministri tha se kjo nuk është punë e imja, por e institucioneve të pavarura të Kosovës.
Cuditërisht ato ditë e kemi pa ambasadorin amerikan, i cili si duket e ka marrë të mirëqenë këtë deklaratë dhe e kemi pa duke shku në BQK.
Presioni që patëm nga mbledhja e KS të OKB-së dhe deri te shtyrja e vendimit na doli se nuk qenka punë e institucioneve të pavarura por e vendim marrjes politike.
Kryeministri do të përpiqet gjatë këtij viti electoral ta përforcojë narrativën për veriun, në mënyrë që ta shmangë debatin nga pikat e dobëta të qeverisjes si arsimi, shëndetësia, ekonomia etj”, tha ai në Pressing./Periskopi












