Kastrati: Kurti për tri vjet ka realizuar skenare ruso-serbe për Kosovën

Kastrati: Kurti për tri vjet ka realizuar skenare ruso-serbe për Kosovën

14 Shkurti i këtij viti shënon edhe zyrtarisht 3-vjetorin e fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare. Në lidhje me këtë ka folur deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, i cili ka hedhur akuza të shumta ndaj qeverisë “Kurti”. Ai po thotë se për tri vjet Kurti ka realizuar skenarë ruso-serbe për Kosovën. Kastrati ka përmendur […]

Në lidhje me këtë ka folur deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, i cili ka hedhur akuza të shumta ndaj qeverisë “Kurti”.

Ai po thotë se për tri vjet Kurti ka realizuar skenarë ruso-serbe për Kosovën.

Kastrati ka përmendur edhe çështjen e njohjeve, sanksionet e çështje të tjera.

“Për tri vite në pushtet Kurti ka realizuar skenarë ruso-serbe për Kosovën. Qeveria e Kosovës i ka antagonizuar e ftohur marrëdhëniet me sponsorët kryesor të këtij shteti si SHBA-në dhe BE-në. Ka pranuar sanksione në vlerë prej 300 milionë euro pikërisht nga ata që e bombarduan Serbinë, ka pranuar autonomi politiko-teritoriale për serbët e cila del komplet jashtë rendit kushtetues të Kosovës dhe ka shkatërruar sektorin privat si punëdhënësin më të madh dhe i ka zvogëluar rrogat në sektorin publik”,është shprehur Kastrati për Front Online.

Kastrati, ka folur edhe për siç ka thënë ai për korrupsionin e kësaj qeverie, duke përmendur aferat milionëshe.

“Për korrupsion mos të flasim, keni aferat milionëshe me Martinin, ato milionëshe në KEK me Nagipin, afera milionëshe në rezervat shtetërore me Ridin, pastaj me qindra kontrata një burimore që nënkuptojnë hajni milionëshe pa procedura të hapura prokurimi. Ndërkohë, për tri vite asnjë investim kapital, asnjë rrugë, asnjë projekt i madh, asnjë investim i huaj. Në politikat e jashtme asnjë njohje përveç se degradim i shërbimit të jashtëm përmes një mediokre komike siç është Donika Gërvalla”, ka thënë ndër të tjera Kastrati.

Sipas tij as Rusia e as Serbia as në ëndrra nuk e kanë parë që në vitin 2024 Qeveria e Kosovës do të realizonte vet planet ogurzeza ruso-serbe.

“Rusia e Serbia as në ëndrrat e tyre më të mira nuk do ta paramendonin që në vitin 2024 vet Qeveria e Kosovës do t’i realizonte planet ogurzeza ruso-serbe për Kosovën. Na duket si ëndër, por ky është realiteti i hidhur me Kurtin në krye të qeverisë për tri vite”, ka thënë ai.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit