Joseph: Gabimet e politikës së Kurtit e hoqën vëmendjen nga Beogradi, kjo është dhuratë për Vuçiqin

Joseph: Gabimet e politikës së Kurtit e hoqën vëmendjen nga Beogradi, kjo është dhuratë për Vuçiqin

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në Amerikë, Edward P. Joseph, ka folur lidhur me procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe qasjen e ndërkombëtarëve me palët negociuese, raporton Gazeta Sinjali. Në një intervistë për A2Cnn, Joseph ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë dhuratë presidentit […]

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në Amerikë, Edward P. Joseph, ka folur lidhur me procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe qasjen e ndërkombëtarëve me palët negociuese, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për A2Cnn, Joseph ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë dhuratë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi sipas tij, me gabimet e politikës kosovarë është tërhequr vëmendja nga Beogradi në Prishtinë.

“Gabimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili i ka dhënë Presidentit Vuçiq dhuratën për të larguar vëmendjen nga ushtrimi i presionit që duhet të bëhet ndaj Beogradit, për organizimin e sulmit të shtatorit në veri të Kosovës, për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve për të cilin është mbajtur përgjegjës me një shumicë të madhe votash në Parlamentin Evropian për mashtrime zgjedhore në Serbi. Dhe në vend të kësaj, kryeministri Kurti po i jep Presidentit Vuçiq një dhuratë duke larguar të gjithë vëmendjen nga Beogradi, aty ku duhet të jetë, dhe në vend të kësaj e ka tërhequr vëmendjen te Prishtina për qasjet e gabuara ndaj politikës në Kosovë”, ka thënë Joseph.

Ai pohon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë bërë gabim ndaj Vuçiqit, duke refuzuar ta shohin atë siç është në të vërtetë.

“Mendoj se çdo palë ka përgjegjësinë e saj këtu, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë një përgjegjësi të madhe këtu. Dhe gabimi kryesor, ka shumë, ka shumë gabime të mëdha për të cilat dua të flas. Së pari është gabimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq dhe refuzimi i SHBA-së dhe BE-së për ta parë presidentin Vuçiq për atë që është. Ky është një autokrat që po e çon Serbinë prapa, po e merr Serbinë nga BE-ja dhe po e shtyn më afër Rusisë, po destabilizon rajonin”, ka thënë profesori amerikan.

Po ashtu, ai ka thënë se kryeministri Kurti kishte gjithë shanset që ta shfrytëzonte momentin ku e hodhi vetë Serbia me sulmet në Banjskë dhe në vend që të bënte “gol me portën bosh”, ai bën “autogol në portën e vet”.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike