Ja pse dështoi transferimi i Sensit te Leicester City

Ja pse dështoi transferimi i Sensit te Leicester City

Transferimi i Stefano Sensit nga Interi tek Leicester City dështoi në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit. Sensi kishte udhëtuar për në Angli në orët e fundit të së enjtes, duke menduar se do të përfundonte një transferim të përhershëm te Leicester City, duke iu bashkuar bashkatdhetarit të tij Enzo Maresca. Sensi nuk […]

Transferimi i Stefano Sensit nga Interi tek Leicester City dështoi në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sensi kishte udhëtuar për në Angli në orët e fundit të së enjtes, duke menduar se do të përfundonte një transferim të përhershëm te Leicester City, duke iu bashkuar bashkatdhetarit të tij Enzo Maresca.

Sensi nuk ishte stërvitur me shokët e tij të Interit përpara udhëtimit të tij në Angli, por transferimi i tij në stadiumin “King Poëer” nuk u konkretizua, përcjellë KosovaPress.

Sipas një raporti nga “Gazzetta dello Sport”, i gjithë faji është te Leicester Cityt pasi skuadra angleze u përpoq të ndryshonte kushtet e marrëveshjes disa herë gjatë afatit kalimtar të janarit dhe kryesisht në ditën e fundit të afatit.

Raportohet se Leicester City fillimisht kishte ofruar 500,000 euro plus 2 milion euro bonus nëse do të kishte arritur promovimin në Premier Ligë këtë sezon. Interi e pranoi ofertën, por klubi anglez nuk i dërgoi kurrë një pjesë të dokumenteve të nënshkruara.

Interi ra dakord të dërgonte Sensin në një transferim falas në ditën e fundit, por marrëveshja do të vinte me 2.5 milionë euro shtesë, në varësi të promovimit të Leicester Cityt në Premier Ligë.

“Drejtorët e Interit, Marotta, Ausilio dhe Baccin e bënë këtë për të ndihmuar klubin anglez që po merret me kontrolle të rrepta financiare nga liga”, shkroi gazetari Andrea Ramoazzotti.

Sipas raportit, çështjet e FFP-së dhe leja e punës kontribuan në transferimin e dështuar të Sensi-t, por në fund jo të gjithë në Leicester City ishin të bindur për nënshkrimin e Sensit, ndryshe nga trajneri i tyre Maresca, i cili kishte shtyrë të ribashkohej me bashkatdhetarin e tij.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova