Interi pret sonte Juventusin për përballjen direkte për pozitën e parë

Serie A sjell sonte “Derby d’Italia” në kuader të javës së 23-të. Përballja, e cilësuar si derbi më i madh italian, do të zhvillohet në “Guiseppe Meazza”, me fillim prej orës 20:45, shkruan Express. Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, prin në tabelë me 54 pikë, kurse Juventusi është i dyti me […]

Serie A sjell sonte “Derby d’Italia” në kuader të javës së 23-të.

Përballja, e cilësuar si derbi më i madh italian, do të zhvillohet në “Guiseppe Meazza”, me fillim prej orës 20:45, shkruan Express.

Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, prin në tabelë me 54 pikë, kurse Juventusi është i dyti me vetëm një pikë më pak.

Të dy skuadrat do të hyjnë në ndeshje me formë fantastike, pasi në pesë xhirot e fundit në kampionat kanë regjistruar katër fitore e një barazim.

Të dy këto skuadra gjithashtu kanë vetëm nga një humbje në Serie A këtë sezon, të pësuar ndaj Sassuolos. “Zonja e Vjetër” ishte mposhtur në javën e pestë, kurse “Nerazzurrët” në të gjashtën.

Derbi i parë i këtij sezoni, që ishte zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar në Torino, ishte mbyllur baras – 1:1.

Andaj, duke marrë parasysh se thuajse gjithçka është e barabartë mes Interit dhe Juventusit këtë sezon në Serie A, përballja e sontme pritet të jetë tejet e fortë dhe interesante, teksa mbetet të shihet në fund se cili do të jetë rezultati përfundimtar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova