Hovenier e shpjegon se sa i rëndë është kërcënimi i O’Brien për Kosovën: Ai e bën punën që e bënte Holbrooke në vitet ’90

Hovenier e shpjegon se sa i rëndë është kërcënimi i O’Brien për Kosovën: Ai e bën punën që e bënte Holbrooke në vitet ’90

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier foli në një konferencë për media për shenjat që la në partneritet mosdëgjueshmëria e Qeverisë së Kosovës për çështjen e dinarit. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien kërkoi të martën tërheqje të menjëhershme nga veprimet për zbatimin e rregullores së re që e heq dinarin […]

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien kërkoi të martën tërheqje të menjëhershme nga veprimet për zbatimin e rregullores së re që e heq dinarin serb nga përdorimi. Qeverisjen kosovare e quajti të dobët dhe të paaftë për t’iu shërbyer qytetarëve dhe për ta ruajtur partneritetin. Tha se Qeveria e Kosovës e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me aleatin më të afërt, ndërsa theksoi se “nëse nuk trajtohemi si partner, nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Hovenier u mundua të shpjegojë se sa i rëndë është kjo që O’Brien e tha në intervistën për Zërin e Amerikës, duke kujtuar përveç tjerash, se ai është shefi i tij dhe i të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Për diplomatin i cili ka mbi tri dekada që shërben në diplomacinë amerikane, Hovenier theksoi se e bën punën që Richard Holbrooke e bënte në vitet ’90, duke e negociuar Marrëveshjen e Dejtonit e cila i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

“Është shumë e rrallë për Ndihmës Sekretarin e Shtetit – Jim O’Brien tani por që t’ua kujtoj se sa e rëndësishme është ajo punë kur ne po e negocionim Marrëveshjen e Dejtonit, që Ambasadori Holbrooke e mbante në atë kohë si Sekretar i Shtetit për Europën. Pra, Jim O’brien tani mban punën që Rich Holbrooke e mbante në mesin e viteve ’90 duke e bërë Dejtonin. Pra, për atë individ, shefin e Escobarit, shefin tim, ta jepte një intervistë me tonin dhe përmbajtjen që ai e dha… Kjo është shumë e rrallë”, tha Hovenier.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike