Dy serb të ndaluar lidhur me fletushkat që bënin “thirrje për rezistencë”

Dy serb të ndaluar lidhur me fletushkat që bënin “thirrje për rezistencë”

Policia e Kosovës ka ndaluar dy të dyshuar lidhur me rastin e shpërndarjes së disa fletushkave në Mitrovicë të Veriut, përmes së cilave u bë “thirrje për rezistencë”. Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se autoritetet e rendit janë në kërkim të një të dyshuari të tretë. Gjatë aksionit […]

Policia e Kosovës ka ndaluar dy të dyshuar lidhur me rastin e shpërndarjes së disa fletushkave në Mitrovicë të Veriut, përmes së cilave u bë “thirrje për rezistencë”.

Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se autoritetet e rendit janë në kërkim të një të dyshuari të tretë.

Gjatë aksionit policor, që u zhvillua pasditen e së mërkurës, ku u ndaluan G.K. (1978) dhe D.S. (1971), u bastisën edhe katër lokacione në Mitrovicë të Veriut.

Të ndaluarit, sipas Elshanit, do t’i nënshtrohen intervistimit lidhur me dyshimet se kanë shpërndarë fletushkat.

Më 13 shkurt, policia kishte bërë të ditur se në hyrje të ndërtesave dhe në rrugë të ndryshme në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, kishin hasur në fletushka që bënin “thirrje për rezistencës” dhe nxitje të urrejtjes”. Sipas autoriteteve, këto fletushka ishin shpërndarë gjatë dhe pas një proteste të serbëve në Mitrovicë të Veriut të mbajtur më 12 shkurt, të cilët kundërshtuan vendimin për ndalimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave në Kosovës.

Fletushkat, që ishin nënshkruar nga “Mbrojtja Popullore”, të cilat ishin shpërndarë në kanale të ndryshme në Telegram, përmbanin udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj policisë së Kosovës. Ndër të tjera, në këto fletushka, thuhej se policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet, të pështyhen pjesëtarët policorë e të ofendohen. Pastaj, të thyhen makinat policore me ndonjë mjet si dhe jepen instruksione si të bëhen koktej molotovi dhe të ngjashme.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e këtyre fletushkave të shpërndara në rrjetin social, Telegram.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, deklaroi se kushdo që i ka bërë këto veprime, ka pasur për synim të minojë paqen dhe të thellojë paqëndrueshmërinë “në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja të mundshme”.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit