Derbi i Madridit, Reali dhe Atletico përballen sonte në “Santiago Bernabeu”

Derbi i Madridit, Reali dhe Atletico përballen sonte në “Santiago Bernabeu”

Java e 23-të në La Liga sjell sonte derbin e kryeqytetit të Spanjës, mes Real Madridit dhe Atletico Madridit. Rivalët lokal do të takohen në “Santiago Bernabeu”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 21:00. “Los Blancos” synojnë fitoren për të vazhduar rrugën e tyre drejt titullit të kampionit, derisa “Los Colchoneros” po luftojnë […]

Java e 23-të në La Liga sjell sonte derbin e kryeqytetit të Spanjës, mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Rivalët lokal do të takohen në “Santiago Bernabeu”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 21:00.

“Los Blancos” synojnë fitoren për të vazhduar rrugën e tyre drejt titullit të kampionit, derisa “Los Colchoneros” po luftojnë për një vend në top-katërshe – por, nuk janë edhe pa gjasa për titullin e më të mirit në Spanjë.

Real Madridi prin në tabelë me 57 pikë, një më shumë se Girona e pozitës së dytë, andaj me fitore eventuale sonte mund të rrisin diferencën e pikëve.

Atletico Madridi është i katërti me 47 pikë.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti po kalon formë fantastike dhe do të hyjë në ndeshjen e sontme pas gjashtë fitoreve rresht në La Liga.

Në anën tjetër, të udhëhequrit e Diego Simeones te rivalët lokal udhëtojnë pas tri fitoreve rresht.

Atletico ia ka shkaktuar humbjen e vetme këtë sezon Realit në kampionat, pasi kishte triumfuar 3:1 në përballjen e parë.

Këto dy skuadra u takuan pastaj edhe në Superkupën e Spanjës, ku triumfoi Real Madridi me rezultatin 5:3.

Derbi i fundit i Madridit u luajt në Kupën e Mbretit, aty ku Atletico Madridi fitoi fitoi me rezultatin 4:2.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova